ShBA-ja konfirmon sulmin e Izraelit me raketa brenda Iranit

Izraeli kreu një sulm me raketa brenda Iranit para...

Ilnisa ndryshon pamjen e saj pas daljes nga BBV

Ilnisa Agolli, një prej ish-konkurenteve më të komentuara të...

Pas suksesit të Kosovës në KiE, Arifi thotë se Serbia e ka egërsuar qasjen ndaj shqiptarëve

Votimi pro për anëtarësim të Kosovës në Këshill të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Kandidati për ambasador i SHBA në Shqipëri Kostelancik parashtron përparësitë e tij

Extra AL PVC

David J. Kostelancik, i emëruar nga Presidenti Biden për të shërbyer si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, parashtroi sot para Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin e Shteteve të Bashkuara, gjatë seancës së konfirmimit, përparësitë e tij si ambasador:

“Nëse konfirmohem në këtë detyrë do të bashkëpunoj me Shqipërinë për të forcuar institucionet demokratike dhe institucionet e drejtësisë. Presidenti Joe Biden e ka përcaktuar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si pjesë të strategjisë sonë kombëtare. Kjo është një sfidë kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha zoti Kostelancik. Përparimi i reformës në drejtësi do të ndihmojë përparimin e Shqipërisë drejt integrimit europian, theksoi ai.

Një nga sektorët e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve, tha ambasadori i emëruar, do të jetë forcimi i mëtejshëm i partneritetit në mbrojtje. Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë në vitin 2022, tha ai, tregoi nevojën për të për të investuar në infrastrukturë dhe trajnime për të ndërtuar një sistem kibernetik të qendrueshem. Shtetet e Bashkuara, tha ai, kanë dërguar ekspertë në Shqipëri për të riparuar dëmet e bëra dhe kanë ofruar 50 milionë dollarë për këtë qëllim.

Një përparësi e tretë, theksoi ai, do të jetë forcimi i klimës së biznesit. Interesat e Shteteve të Bashkuara, tha ambasadori i pritshëm, shërbehen përmes një tregu transparent Shqipëri.

Zoti Kostelancik ka shërbyer në Shqipëri edhe më përpara në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë. Para emërimit si ambasador, i shërbente si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneralit Mark Milley.

Zoti Kostelancik është një diplomat me një karrierë 30-vjeçare. Ai ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë, në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO, si edhe në Ankara të Turqisë.

Diplomati Kostelancik, me origjinë nga shteti i Ilinoit, është diplomuar në Universitetin Northwestern të këtij shteti. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

Nëse kandidatura e tij miratohet nga Senati, diplomati Kostelancik do të zëvendësojë ambasadoren aktuale amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Kasolli: Abdixhiku nuk është alternativë ndaj këtij pushteti

Analisti politik, Afrim Kasolli ka kritikuar kryetarin e LDK-së,...

ShBA-ja konfirmon sulmin e Izraelit me raketa brenda Iranit

Izraeli kreu një sulm me raketa brenda Iranit para...

Ilnisa ndryshon pamjen e saj pas daljes nga BBV

Ilnisa Agolli, një prej ish-konkurenteve më të komentuara të...

Pas suksesit të Kosovës në KiE, Arifi thotë se Serbia e ka egërsuar qasjen ndaj shqiptarëve

Votimi pro për anëtarësim të Kosovës në Këshill të...

Kasolli: Abdixhiku nuk është alternativë ndaj këtij pushteti

Analisti politik, Afrim Kasolli ka kritikuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun. Ai ka bërë me dije se i pari i LDK-së ka tentuar të shfaqet...

ShBA-ja konfirmon sulmin e Izraelit me raketa brenda Iranit

Izraeli kreu një sulm me raketa brenda Iranit para agimit të së premtes, raportuan mediat amerikane, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë dhe izraelitë. New...

Ilnisa ndryshon pamjen e saj pas daljes nga BBV

Ilnisa Agolli, një prej ish-konkurenteve më të komentuara të formatit ‘BBV3’, sidomos pas krijimit të romancës së saj me Meritonin, ka qenë tepër aktive...