Të fundit:

Deponohen mbi 1 mijë euro false në një bankë në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një...

NATO uron Shqipërinë në 111 vjetorin e Pavarësisë

Aleanca Veriatlantike (NATO), e ka uruar aleatin e saj...

Lutfiu e ngrit flamurin kombëtar në Bujanoc për nder të 28 Nëntorit (Video)

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të...
ISP BroadcastISP Broadcast

Kaçanik, paraburgim ndaj burrit që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij

ISP Broadcast

Gjykata Themelore në Ferizaj, sot ka informuar se është caktuar 1 muaj paraburgim ndaj në personi për veprën penale “Dhuna në familje”.

Siç ka informuar gjykata, i pandehuri B.M., më 8 dhjetor, në një fshat të Kaçanikut, në shtëpinë e tyre të përbashkët, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe në vazhdimësi ka kryer dhunë psikologjike ndaj saj, si dhe dhunë fizike.

“Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhuna në familje nga neni 248 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit të Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.M., më 8 dhjetor 2022 në një fshat të Komunës së Kaçanikut, saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij Z.M., si dhe në vazhdimësi ka kryer dhunë psikologjike ndaj saj, si dhe dhunë fizike, në atë mënyrë që në ditën kritike pas një mosmarrëveshje ndërmjet tyre, i pandehuri kishte kërkuar që e njëjta të largohet nga shtëpia. Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditëve.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Me këtë rast, palët janë njoftuar se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Deponohen mbi 1 mijë euro false në një bankë në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një...

NATO uron Shqipërinë në 111 vjetorin e Pavarësisë

Aleanca Veriatlantike (NATO), e ka uruar aleatin e saj...

Lutfiu e ngrit flamurin kombëtar në Bujanoc për nder të 28 Nëntorit (Video)

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të...

Kurti e Rama bëhen bashkë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë

Ceremonia zyrtare për shënimin e 28 nëntorit në qytetin...

Deponohen mbi 1 mijë euro false në një bankë në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të falsifikimit të parave në Fushë-Kosovë. Sipas policisë, një person ka njoftuar se janë deponuar...

NATO uron Shqipërinë në 111 vjetorin e Pavarësisë

Aleanca Veriatlantike (NATO), e ka uruar aleatin e saj Shqipërinë për festën e flamurit. NATO përmes një postimi në Facebook ka publikuar fotografinë e një...

Lutfiu e ngrit flamurin kombëtar në Bujanoc për nder të 28 Nëntorit (Video)

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu, ka uruar festën e 28 Nëntorit. Ai ka ngritur flamurin kombëtar në Komunën...