Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Izraeli sulmon një shkollë në Gaza, vriten të paktën 16 persona

Extra AL PVC

Të paktën 16 persona janë vrarë në një sulm ajror izraelit në një shkollë të OKB-së në Rripin e Gazës, thanë zyrtarët palestinezë.

Dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Ndërtesa po strehonte mijëra njerëz të zhvendosur në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gaza qendrore, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

Izraeli sipas BBC, tha se kishte goditur disa “terroristë të Hamasit që vepronin në strukturat e vendosura në zonën e shkollës Al-Jaouni”.

Një burim lokal tha se objektivi ishte një dhomë që dyshohet se përdorej nga policia e Hamasit.

Një zëdhënëse e agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (Unrwa) tha se pretendimet ishin “shumë, shumë serioze” dhe duhet të hetohen.

Sulmi vjen ndërsa shpresat rriten se një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit është në horizont.

Izraeli ka njoftuar se do të dërgojë një ekip negociatorësh javën e ardhshme për të diskutuar një marrëveshje për lirimin e pengjeve me Hamasin.

Kjo vjen pasi një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha se Hamasi kishte rënë dakord për “rregullime mjaft të rëndësishme” në pozicionin e tij në lidhje me një armëpushim të mundshëm.

Një burim i lartë i Hamasit i tha agjencisë së lajmeve Reuters të shtunën se grupi kishte rënë dakord të fillonte bisedimet për lirimin e pengjeve izraelitë 16 ditë pas fazës së parë të propozuar të një marrëveshjeje që synonte t’i jepte fund luftës në Gaza.

spot_img

Të fundit

Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur...

Hoxhaj publikon fotografi me të përzgjedhurin e Trump për Nënpresident: E kupton thellësisht Ballkanin dhe sfidat europiane

Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan James David...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald...

Krejt çka dihet për sulmin ndaj Donald Trump

Fjalimi i Donald Trump në Pensilvani para amerikanëve nuk...

Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur në “Pressing” të T7, për një përpjekje që të bëjë të mundur një takim në...

Hoxhaj publikon fotografi me të përzgjedhurin e Trump për Nënpresident: E kupton thellësisht Ballkanin dhe sfidat europiane

Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan James David Vance si kandidat për nënpresident në garën për zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara, këtij...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan nga Ohajo James David Vance si kandidat për nënpresident...