“Emrin Kosovë ia kemi falë Serbisë, ne jemi Shqipëri”, thotë Shemi

Këngëtari Shemsi Krasniqi ka theksuar se është gjithmonë pro...

Dëshmitarët rrëfejnë për maltretimet e të burgosurve shqiptarë nga i akuzuari për krime lufte, Dragisha Millenkoviq

Në Gjykatën e Prishtinës, më 20.06.2024, është mbajtur seanca...

Vdes një 47-vjeçare në Prizren pas rënies në hapësirën e ashensorit

Një grua ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Italia premton 35 milionë euro ndihmë për palestinezët

Extra AL PVC

Italia do të rinisë financimin e organizatës për ndihmë të palestinezëve, UNRWA, duke ofruar një pako të ndihmës humanitare në vlerë prej 35 milionë eurosh, tha ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.

Tajani e bëri këtë premtim më 25 maj gjatë një takimi në Romë me kryeministrin palestinez, Mohammad Mustafa.

Kryediplomati italian tha se 5 milionë euro do të shkojë për projekte të UNRWA-s, ndërkaq pjesa tjetër e ndihmës është destinuar për nismën italiane “Ushqim për Gazën”.

Italia është një prej shumë shteteve që bllokuan ndihmën për UNRWA-në, pas akuzave të bëra nga Izraeli se disa pjesëtarë të stafit të kësaj agjencie ishin përfshirë në sulmin e 7 tetorit që Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – kreu ndaj Izraelit, sulm që nxiti luftën në Gazë.

“Italia ka vendosur të rinisë financimin e projekteve specifike të destinuara për të ndihmuar refugjatët palestinezë, por vetëm pas kontrolleve të ashpra që garantojnë se asnjë cent nuk do të përdoret për të mbështetur terrorizmin”, tha Tajani.

UNRWA punëson 13.000 persona në Gazë dhe udhëheq shkollat e enklavës, klinikat e kujdesit primar shëndetësor dhe shërbime të tjera. Kjo organizatë po ashtu shpërndan ndihmë humanitare.

Në javët e fundit, disa shtete kanë rinisur financimin e kësaj organizate. Muajin e kaluar, Gjermania tha se do të rinisë bashkëpunimin e UNRWA-në pas një raporti, të udhëhequr nga ish-ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna, lidhur me procedurat e UNRWA-s për të siguruar respektimin e parimeve të neutralitetit./REL/

spot_img

Të fundit

Barcelona shpresonte ta shiste, por lojtari po largohet si i lirë

Barcelona ka të ngjarë të humbasë një tarifë transferimi...

“Emrin Kosovë ia kemi falë Serbisë, ne jemi Shqipëri”, thotë Shemi

Këngëtari Shemsi Krasniqi ka theksuar se është gjithmonë pro...

Dëshmitarët rrëfejnë për maltretimet e të burgosurve shqiptarë nga i akuzuari për krime lufte, Dragisha Millenkoviq

Në Gjykatën e Prishtinës, më 20.06.2024, është mbajtur seanca...

Mësoni sa hapa duhet patjetër t’i bëni në ditë për të hequr peshën trupore

Ecja është ndihmues esencial i heqjes së peshës, mbajtjes...

Barcelona shpresonte ta shiste, por lojtari po largohet si i lirë

Barcelona ka të ngjarë të humbasë një tarifë transferimi për Sergino Dest, pas një lëndimi serioz të ligamentit të kryqëzuar të përparmë. Blaugranët mund të...

“Emrin Kosovë ia kemi falë Serbisë, ne jemi Shqipëri”, thotë Shemi

Këngëtari Shemsi Krasniqi ka theksuar se është gjithmonë pro bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë dhe sipas tij tashmë jemi bashkuar. Ai ka thënë se emri...

Dëshmitarët rrëfejnë për maltretimet e të burgosurve shqiptarë nga i akuzuari për krime lufte, Dragisha Millenkoviq

Në Gjykatën e Prishtinës, më 20.06.2024, është mbajtur seanca e radhës ndaj Dragisha Millenkoviq, i akuzuar për krime lufte në Kosovë. Në këtë seancë janë...