Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ish drejtori i burgjeve për arratisjen e Faton Hajrizit: Jam çudit qysh ka vendos me ikë, e ka pasur të lehtë arratisjen, meqë burgu i Smrekonicës është i tipit të hapur

Extra AL PVC

Ish-drejtori i burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj thotë se Faton Hajrizi gjatë qëndrimit në burg kishte sjellje të mira.Zogaj në një intervistë për GazetaBlic, thotë se Hajrizi e ka pasur të lehtë arratisjen, meqë burgu i Smrekonicës është i tipit të hapur.

“Sjelljet brenda burgut i ka pas shumë të mirë, ka ardh momenti edhe ja ka shkel. Ai ka ikë disa herë prej shumë bugjeve, ka ikë edhe prej Dubrave, edhe prej gati të gjitha burgjeve në Kosovë, por është shumë interesant që sjelljet brenda burgut i ka pas shumë të mira, edhe i ka ardh momenti ja ka shkel. Edhe herën e fundit në Smrekonicë,ky është burg i hapur ka mujt me ikë kur don se këtu nuk ka pengesa fizike që munet me parandalu ikjen. Jam çudit qysh ka ec prej Smrekonice, ai po thotë që i ka pas disa probleme e ka ngacmu dikush nuk e ka lënë rahat edhe e ka vendos në këtë mënyrë, se problem për me ikë nuk ka pas se ky është burg i hapur nuk ka masa fizike as të ashpra që mos me mujt me ikë, munden edhe tjerët me ikë, a për burgjet tjera për burgun e sigurisë së lartë Dubravë është diçka tjetër, aty është rregull tjetër, është diçka tjetër aty është ma problem me ikë”, shtoi ai.Sipas tij, është dashur që një ekip profesional të punonin me Faton Hajrizin, pasi që ai nuk ka qenë aq i rrezikshëm brenda burgut.

“Unë jam çudit Fatoni qysh ka vendos me ikë, nuk e di planet e tij por për mu nuk ka qenë aq i rrezikshëm, brenda për brenda burgut ka qenë i sjellshëm me koleg aty, ka respektu stafin. Aty është dashur një ekip profesional me punu me të, psikologu, sociologu, mjeku me bisedu pak me të sepse me dhunë nuk mundesh me bo me parandalu”, tha ai.Tutje ai thotë se siguria në disa burgje të Kosovës është në nivel, ku më herët nuk ka qenë e tillë.

“Më herët ka qenë siguria jo e nivelit të duhur, mirëpo tani janë disa burgje, i sigurisë së lartë, Dubravë, edhe në do qendra të paraburgimit është siguria në nivel, mirëpo ka ndonjë burg që nuk është në nivelin e duhur dhe e shfrytëzojnë. Mem ngu mu Fatoni ish kthy, se kurgjo se gjenë i mban edhe qato vjet”, përfundoi Zogaj për GazetaBlic.

spot_img

Të fundit

Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur...

Hoxhaj publikon fotografi me të përzgjedhurin e Trump për Nënpresident: E kupton thellësisht Ballkanin dhe sfidat europiane

Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan James David...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald...

Krejt çka dihet për sulmin ndaj Donald Trump

Fjalimi i Donald Trump në Pensilvani para amerikanëve nuk...

Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur në “Pressing” të T7, për një përpjekje që të bëjë të mundur një takim në...

Hoxhaj publikon fotografi me të përzgjedhurin e Trump për Nënpresident: E kupton thellësisht Ballkanin dhe sfidat europiane

Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan James David Vance si kandidat për nënpresident në garën për zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara, këtij...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan nga Ohajo James David Vance si kandidat për nënpresident...