Profesori, Valon Murtezaj duke komentuar mbi integrimin e popullatës serbe në institucionet e Republikës së Kosovës, thotë se problemi kryesor qëndron te qeveria e Beogradit.
I ftuar në emisionin “ARB DEBAT”, Murtezaj thotë se kjo gjë është vërtetuar pothuajse nga secili rast ku ka pasur mundësi që të ndikoj qeveria e Beogradit.
“Duhet t’i themi gjërat qartë sepse tanimë kanë kaluar pothuajse dy dekada e gjysmë nga viti 1999 dhe 17 vite pas pavarësisë. Problemi kryesor në vonesat në integrim të popullatës serbe në institucionet e Kosovës dhe në përgjithësi në shoqërinë e shtetit të pavarur të Kosovës vjen nga ndikimi destruktiv i qeverisë në Beograd. Dhe kjo është treguar pothuajse në secilin rast ku ka pasur mundësi që qeveria e Serbisë të ndikoj. Është me të vërtetë e dhimbshme në radhë të parë për qytetarët serbë të cilët janë në një mënyrë të shtrëgguar apo të detyruar të votojnë një subjekt politik”, tha profesori në TV Arbëria.