25-vjeçari nga Kosova vdes në aksident trafiku në Itali, punonte si shofer kamioni

5-vjeçari, Haris Shala nga Kosova ka gjetur vdekjen në...

Organizata “Shqiptaria” i reagon ASK-së: Qytetarëve t’u lejohet të zgjedhin religjionin që besojnë

Organizata “Shqiptaria” paraqet shqetësimin e saj siç thuhet lidhur...

Kosova dhe Çekia thellojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka zhvilluar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ikja e profesionistëve shëndetësorë vazhdon të jetë shqetësuese

Extra AL PVC

Mungesa e perspektivës në Kosovës po i shtyn profesionistët shëndetësorë që të ikin nga sektori shëndetësor publik për të punuar jashtë Kosovës.

Sipas një raporti të Grupit për Ballkan të titulluar “Shëndetësia në Kosovë: Emigrimi i mjekëve dhe punëtorëve shëndetësorë”, nga viti 2018 e deri në shtator 2022 nga Oda e Mjekëve të Kosovës janë lëshuar 666 certifikata të etikës dhe profesionit, dokumente këto që kërkohen nga mjekët për punësim jashtë vendit.

E gjendja më e rënduar është tek sektori infermieror ku në vitin 2022 është katërfishuar numri i këtyre certifikatave të lëshuara nga Oda e Infermierëve të Kosovës.

Arieta Vllahiu nga Grupi për Ballkan tha se lëvizja e madhe e profesionistëve shëndetësorë po ndodh më shumë për shkak të mungesës së perspektivës sesa në mungesë të vendit të punës.

Vllahiu theksoi se emigrimi i qytetarëve vazhdon të jetë një nga sfidat për institucionet e Kosovës.

Vllahiu: Oda e Mjekëve këtë vit ka lëshuar 78 certifikata më shumë

“Aktualisht punojnë mbi 7 mijë punëtorë shëndetësorë më orgjinë nga Kosova në Gjermani… Sipas të dhënave të Odës së Mjekëve, nga viti 2018 deri në shtator të 2022 kjo Odë ka lëshuar 666 certifikata të etikës dhe profesionit, dokument ky që kërkohet nga institucionet shëndetësore me rastin e punësimit të mjekëve dhe infermierëve jashtë Kosovës. Në vitin 2020, Oda e Mjekëve kishte lëshuar 105 certifikata për mjekët, ndërsa nga janari deri në shtator të vitit 2022 e njëjta ka lëshuar 183 certifikata. Pra, janë 78 certifikata më shumë për nëntë muaj të vitit 2022 krahasuar me komplet vitin 2021. Situata më e rënduar sa i përket numrave paraqitet tek Oda e Infermierëve të Kosovës, ka lëshuar 140 certifikata për infermierët në vitin 2021. Ndërkaq për nëntë muaj nga janari deri në shtator të vitit 2022, ky numër është katërfishuar në 586 certifikata”, tha ajo.

Ndërsa, Irfan Krasniqi nga Ministria e Shëndetësisë tha se për vitin 2023 kanë rritur buxhetin për shëndetësi dhe kanë paraparë investime në infrastrukturën mjekësore me qëllim të krijimit të kushteve më të mira të punës.

Krasniqi e theksoi edhe udhëzimin administrativ për lehtësim të procedurave për profesionistët shëndetësorë të huaj që të kthehen në Kosovë për të shërbyer.

Krasniqi: Kemi paraparë 300 pozita të reja në shëndetësi dhe investime në infrastrukturë

“Kemi paraparë milionë euro shtesë buxhet për shëndetësinë, 300 pozita të reja në shëndetësi dhe 42 pozita të reja në inspektorat. Po ashtu, grupet punuese në kuadër të institucioneve shëndetësore janë duke bërë hulumtimin e gjithë infrastrukturës nëpër objektet e QKUK-së dhe në ato objekte ne planifikojmë që të gjitha nevojat e identifikuara gjatë kësaj periudhe kohore të plotësohen me infrastrukturë shtesë, tek lista esenciale i kemi ndarë plus 11 milionë euro nga 18 sa kanë qenë janë bërë 21 milionë euro për vitin 2023 kemi bërë udhëzimin administrativ që ka hyrë në shtator të këtij viti për lehtësimin e procedurave për profesionistët e huaj shëndetësorë të cilët si kuadër do të kenë më të lehtë hapat që të angazhohen në institucionet shëndetësore përfshirë edhe ato private”, u shpreh Krasniqi.

Nga Oda e Mjekëve të Kosovës, Naser Gjonbalaj u shpreh se ikja e mjekëve është një kambanë alarmi për të gjitha institucionet.

Gjonbalaj theksoi se sipas informacioneve që kanë vetëm dy mjekë janë kthyer për të kontribuar në Kosovë pas lehtësirave të krijuara me udhëzimin administrativ.

Gjonbalaj: 205 mjekë nga janari deri sot kanë ikur nga Kosova

“Nga shtatori deri tani kemi 10% rritje, deri më sot janë 205 mjekë të cilët kanë nënshkruar kontratat në vendet e BE-së kryesisht në Gjermani nga janari deri më sot. Ajo çka është shqetësuese është se kjo nënkupton 37% më shumë se sa prodhojmë mjekë, ky është shqetësimi. Sipas të dhënave tona Fakultetin e Mjekësisë e përfundojnë brenda një viti 150 mjekë, kurse kanë dal 205. Ne jemi në minus dhe kjo është kambanë alarmi për të gjithë ne.. Në databazën tonë kemi mbi 300 mjekë që janë të papunë, po flasim mjekët të të gjitha profileve, të të gjitha lëmive, specialistë, të përgjithshëm… Nëse nuk merren masa për ta rregulluar qoftë me Ligjin e pagave apo rregullimin e kushteve dhe zbatueshëmërinë e ligjit ne kemi ligje por nuk i zbatojmë ato, jemi në një reformë ligjore më shumë se 10 vite por realisht nuk është që ka thënë ky ligj çalon këtu apo nuk funksionon këtu”, theksoi ai.

Ndërsa, kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Naser Rrustemi tha se kushtet e punës dhe pagat e ulëta po i detyrojnë infermierët që të largohen nga Kosova.

Sipas tij, nga janari deri më sot e kanë lëshuar vendin e punës në shërbimin publik shëndetësor për punësim jashtë vendit mbi 630 mjekë.

Rrustemi: Kjo ikje e këtyre profesionistëve shëndetësorë është mjaft shqetësuese

“Kjo ikje e këtyre profesionistëve shëndetësorë është mjaft shqetësuese dhe duhet të jetë për secilin edhe më shqetësues për arsye se janë specifika e profile të caktuara dhe këta nuk mundesh menjëherë me i zëvendësu edhe nëse menjëherë e hap konkursin qoftë ShSKUK apo institucionet parësore shëndetësore apo tretësore, me të vërtetë duhet të bëhet nga oraget përkatëse që mos të na ikin infermierë”, theksoi ai. /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

25-vjeçari nga Kosova vdes në aksident trafiku në Itali, punonte si shofer kamioni

5-vjeçari, Haris Shala nga Kosova ka gjetur vdekjen në...

Organizata “Shqiptaria” i reagon ASK-së: Qytetarëve t’u lejohet të zgjedhin religjionin që besojnë

Organizata “Shqiptaria” paraqet shqetësimin e saj siç thuhet lidhur...

Kosova dhe Çekia thellojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka zhvilluar...

Arrestohen tre protestues në Gllarevë, penguan punimet në rrugën Prishtinë- Pejë

Tre persona janë arrestuar sot në Gllarevë, pasi dyshohet...

25-vjeçari nga Kosova vdes në aksident trafiku në Itali, punonte si shofer kamioni

5-vjeçari, Haris Shala nga Kosova ka gjetur vdekjen në një aksident në Itali. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Piza në autostradën e...

Organizata “Shqiptaria” i reagon ASK-së: Qytetarëve t’u lejohet të zgjedhin religjionin që besojnë

Organizata “Shqiptaria” paraqet shqetësimin e saj siç thuhet lidhur me pengesat që po hasin një numër i popullatës për gjatë regjistrimit të popullsisë, ekonomisë...

Kosova dhe Çekia thellojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka zhvilluar takim me Komisionin e Senatit për Punë të Jashtme dhe Sigurisë nga Republika e Çekisë. Pas...