Kryetarja e organizatës Gratë për VETËVENDOSJE, njëherazi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njofton se sot pritën në takim delegacionin e përbërë nga partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut!
“Në një takim të përzemërt, me politikanet e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut shkëmbyem përvojat dhe sfidat që Lëvizja VETËVENDOSJE, i ka pasur përgjatë gjithë angazhimit të saj politik, sikurse edhe i njoftuam për angazhimin e madh të aktivisteve të Lëvizjes në rritjen e anëtareve vajza dhe grave dhe shtyrjen e politikave feministe”, shkroi Haxhiu në postimin e saj në Facebook.
Tutje ajo theksoi se i uruan shumë suksese dhe ofruan bashkëpunimin dhe përvojën në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta.