Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar pas shpërthimit të zjarreve në Bjeshkët e Deçanit.
Haradinaj në Facebook tha se është në kontakt të vazhdueshëm me kryetarin Ramosaj, derisa falënderoi secilin që po kontribuon në këtë betejë me zjarret.
“Jam në kontakt të vazhdueshëm me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, dhe falë reagimit të shpejtë të komunës, ekipet e zjarrfikësve dhe shumë qytetarë vullnetarë janë mobilizuar për ta përballuar situatën. Apeloj për kujdes maksimal nga të gjithë qytetarët, sidomos ata që ndodhen pranë zonave të prekura, duke shmangur çdo veprim që mund të përkeqësojë situatën”, tha ai.