Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Haliti i reagon Pecit: Nëse nuk dini me i llogaritë nevojat ushqyese të konsumatorëve kërkoni ndihmë profesionale, nuk është turp

Extra AL PVC

Haliti ka thënë se deklaratat e Pecit nuk janë të vërteta.

“Prononcimet megallomane dhe krekosjet e panevojshme asnjëherë vendit nuk i sjellin vlera. E keni humbë rrugën në oborr dhe po deklaroheni në media, që për herë të parë Kosova këtë vit do t’i plotësojë nevojat ushqyese me prodhim vendor të grurit (pa përfunduar fushata e korrje-shirjeve), përderisa këto ditë po vërehen radhë të gjata të mahunëve me grurë në terminale nga importi. Është e vertetë qe prodhimi i grurit këtë vit është më i lartë për njësi sipërfaqësore (për hektarë), siç është e vertetë qe sipërfaqet kultivuese me kulturën e grurit janë ma të vogla për 20 %, në krahasim me vitet tjera. Andaj, angazhohuni rreth çmimit të grumbullimit të grurit, i cili është më i ulti në Kosovë dhe përkrahni fermerët e vyeshëm e lereni propaganden”, ka reaguar ai në një postim në Facebook.

Tutje, ka thënë se në bazë të profesionit të agronomit që ka e dinë se nuk mund të plotësohet nevojat ushqyese të popullatës me artikullin bazë, e lë më për nevojat foragjere.

“Jam agronom me profesion dhe jam i vetëdishëm që nuk arrijmë t’i plotësojmë nevojat ushqyese të popullatës me artikullin bazë ushqyes – grurin, e mos të flasim për nevojat foragjere që kanë kategoritë e ndryshme të kafshëve shtepiake, nëse duam ta zhvillojmë industrinë ushqimore (qumështin, mishin dhe produktet tjera animale). Andaj, përgjegjësia e juaj ndaj fermerëve duhet të jetë reale e jo imagjinare, sepse kjo nuk na shpie në zhvillim ekonomik të vendit. Nëse meritat e punëve të vyeshme të fermerëve, mbretërimit të konditave të favorshme klimatike gjatë këtij viti dhe përdorimit cilësor të inputeve bujqësore dëshironi t’ia leni vedit, merrni edhe ‘meritat’ e vitit të kaluar që e patëm prodhimin ma të ultë të grurit në rajon, meqënëse ishit poashtu në krye të këtij dikasteri. E nëse e keni për populizëm, përkatësisht për vota, thuajeni bile haptas”, ka shkruar ai tutje.

Haliti i ka thënë Pecit që t’i tregojë politikat e “gabuara”, pasi sipas tij rezultojnë që sot një kg grurë të dorëzohet për 0,20 euro, ndërsa një kifle për 0,30 euro.

Për fund ai ka thënë se “nëse nuk dini me i llogaritë nevojat ushqyese të konsumatorëve kërkoni ndihmë profesionale se nuk është turp”./teve1.info/

spot_img

Të fundit

Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur...

Hoxhaj publikon fotografi me të përzgjedhurin e Trump për Nënpresident: E kupton thellësisht Ballkanin dhe sfidat europiane

Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan James David...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald...

Krejt çka dihet për sulmin ndaj Donald Trump

Fjalimi i Donald Trump në Pensilvani para amerikanëve nuk...

Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur në “Pressing” të T7, për një përpjekje që të bëjë të mundur një takim në...

Hoxhaj publikon fotografi me të përzgjedhurin e Trump për Nënpresident: E kupton thellësisht Ballkanin dhe sfidat europiane

Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan James David Vance si kandidat për nënpresident në garën për zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara, këtij...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan nga Ohajo James David Vance si kandidat për nënpresident...