Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gjendet i riu nga Istogu, që u shpall i zhdukur më herët

Gjendet i riu nga Istogu, që u shpall i zhdukur më herët

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se këtë të shtune, bashkë me policinë kanë marrë pjesë në një operacion kërkimi pasi janë njoftuar për humbjen e një personi nga fshati Veriq i Istogut.

Bëhet fjalë për të riun Arlind Dakaj.

Në njoftimin e SHKKSH-së thuhet se pas një kërkimi intensiv dhe të organizuar mirë, Dakaj është gjetur diku rreth orës 15, afër fushës së futbollit nga ana e Policisë së Kosovës.

“Operacioni ka përfunduar me sukses dhe falënderojmë të gjithë ata që morën pjesë dhe kontribuuan në këtë aksion”, thuhet në njoftimin e ShKKSh-së.

Për shëndetin e të riut nuk është bërë e ditur akoma asgjë.