Shtatorja e ish-presidentit amerikan Bill Clinton në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë është vandalizuar me mbishkrimin “Free Palestine”, slogan ky pro-palestinez.
Lajmin e ka bërë të ditur Agim Rexhepi nga Shoqata ‘Miqtë e Amerikës’ me anë të një postimi në ‘Facebook’.
I njëjti iu ka bërë thirrje institucioneve të sigurisë që të identifikohet i dyshuari që vandalizoi shtatoren e ish-presidentit amerikan Clinton.
“Apel Institucioneve të siguris të gjindet personi apo grupi që ka shkarravit në shtatore e Presidentit Bill Clinton dhe të mirren masa ndaj tij/tyre”, ka shkruar ai.
“Textet e tilla nese shkruajn le ti bëjnë në vende tjera e jo në shtatore ngase efektet politiko-diplomatike jan shum të damshme…”, përfundon postimi i tij.