Të fundit:

Ushqimet e përpunuara rrisin rrezikun nga sëmundjet e zemrës

Ushqimet shumë të përpunuara siç janë ushqimi i gatshëm,...

Thëniet më të bukura nga Charlotte Brontë

Charlotte Brontë ishte një romanciere dhe poete angleze, më...

Thënie të urta nga Margaret Mead

Margaret Mead ishte një antropologe kulturore amerikane e cila...
ISP BroadcastISP Broadcast

Franca e shqetësuar me situatën në veri, kërkon uljen e tensioneve

ISP Broadcast

Franca ka reaguar pas vendosjes së barrikadave nga serbët në veriun e Kosovës.

Në një deklaratë të Ministria e Jashtme, shpreh shqetësimin lidhur me situatën e krijuar atje.

MPJ-ja franceze e dënon fuqishëm sulmin mbi policët e EULEX-it dhe aktet e tjera të dhunës.

“Palët të tregojnë përmbajtje maksimale dhe ndjenjë të përgjegjësisë për t’i ulur tensionet” thuhet në deklarimin e Ministrisë së Jashtme të Francës.

Franca inkurajon Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë me dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Franca e mbështet plotësisht ndërmjetësimin evropian, i cili duhet të bëjë përparim në një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe të bëjë përparim në perspektivat e të dy vendeve për një të ardhme në Evropë”.

Diplomacia franceze në reagim thekson se do të bisedojë për këtë çështje me homologët e saj evropianë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, që po mbahet në Bruksel.

E marta, është dita e katërt e vendosjes së barrikadave në veri në afërsi të pikave kufitare me Serbinë.

Kjo për shkak të arrestimit të një ish-policit Dejan Pantiq, i cili dyshohet se sulmoi policinë në Zveçan ku mbeti i plagosur një zyrtar policor.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Ushqimet e përpunuara rrisin rrezikun nga sëmundjet e zemrës

Ushqimet shumë të përpunuara siç janë ushqimi i gatshëm,...

Thëniet më të bukura nga Charlotte Brontë

Charlotte Brontë ishte një romanciere dhe poete angleze, më...

Stresi lirohet nga vitaminat B dhe C

Nëse dëshironi të liroheni nga stresi, tashmë e keni...

Kivi ndihmon kundër aciditetit në trup

Shumica dërmuese e njerëzve kanë pH të gjakut që...

Ushqimet e përpunuara rrisin rrezikun nga sëmundjet e zemrës

Ushqimet shumë të përpunuara siç janë ushqimi i gatshëm, drithërat dhe kripërat, ngre rrezikun e një sulmi në zemër ose në tru, ndërsa shkencëtarët...

Thëniet më të bukura nga Charlotte Brontë

Charlotte Brontë ishte një romanciere dhe poete angleze, më e madhja nga tre motrat Brontë romanet e të cilës u bënë klasikë të letërsisë...

Stresi lirohet nga vitaminat B dhe C

Nëse dëshironi të liroheni nga stresi, tashmë e keni përgjigjen. Ky fenomen shkakton ndryshime në relacionet metabolike si dhe zvogëlon kompleksin e vitaminave B...