Të fundit:

Kurti, emisarit Sarrazin: Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i Parë,...

Prezantohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku

Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha ka prezantuar pamje të...

Prezantohen pesë video ku shihet grupi terrorist duke kryer stërvitje para sulmit të 24 shtatorit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha...
ISP BroadcastISP Broadcast

Federata rumune dënon sjelljen e huliganëve të tyre

ISP Broadcast

Federata e Futbollit të Rumanisë ka dënuar sjelljen e huliganëve të tyre në ndeshjen ndaj Kosovës ku shpalosën banderola nacionaliste dhe bën thirrje ‘Kosova është Serbi’.

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës u ndërpre për rreth 50 minuta para se futbollistët të rikthehen në fushë.

Ishin futbollistët dardanë që i bën të qartë gjyqtarit kryesor se pa u ndalur thirrjet raciste dhe nacionaliste si dhe pa u larguar banderolat nuk do të luanin.

Ndërkohë ka ardhur reagimi i Federatës së Futbollit të Rumanisë (FRF), që ka dënuar sjelljen e huliganëve, derisa kanë falënderuar pjesën tjetër të mbështetësve për përkrahjen që i dhanë.

“Federata e Futbollit të Rumanisë fuqishëm dënon sjelljen e papërgjegjshme të grupit të shikuesve që çoi në ndërprerjen e ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës. Fillimisht, ritheksojmë parimin me të cilin qeveriset futbollit në Rumani, përkatësisht mosndërhyrjes së politikës në aktin sportiv”.

“Revizionizmi nuk pranohet në futboll dhe FRF dënon ashpër mesazhet provokuese të natyrës politike, ideologjike, fetare apo fyese, të cilat janë kategorikisht të ndaluara në stadiume”, ka shkruar Federata rumune.

“Të gjitha këto u regjistruan në tribunat e Arenës Kombëtare nga një grup i vogël i të ashtuquajturve mbështetës, duke ndikuar në rrjedhën normale të ndeshjes. Aktet e huliganizmit u hodhën poshtë nga pjesa tjetër e spektatorëve në stadium, të cilët u privuan nga një spektakël futbolli që dëshironin dhe për të cilin paguan një biletë”.

“FRF shpreh keqardhjen për përvojën e keqe të përjetuar nga shumica e shikuesve dhe gjithashtu i falënderon ata për mbështetjen fantastike që i ofruan ‘trengjyrëshve’ në pjesën e dytë të ndeshjes, duke i çuar në një fitore dramatike!” thuhet në deklaratën e FRF. 

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Kurti, emisarit Sarrazin: Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i Parë,...

Prezantohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku

Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha ka prezantuar pamje të...

Prezantohen pesë video ku shihet grupi terrorist duke kryer stërvitje para sulmit të 24 shtatorit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha...

Edon Zhegrova shënon super gol te Lille

Lille është duke fituar 1-0 ndaj  Le Havre në...

Kurti, emisarit Sarrazin: Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i Parë, Besnik Bislimi, priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin,...

Prezantohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku

Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha ka prezantuar pamje të vendit ku terroristët serbë u përgatitën për sulmin në Banjskë. Ai gjithashtu ka prezantuar edhe momentin...

Prezantohen pesë video ku shihet grupi terrorist duke kryer stërvitje para sulmit të 24 shtatorit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha së bashku me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla kanë prezantuar prova të reja të grupit...