Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Google ka njoftuar se do të investojë 600 milionë...

Gjuajtje me armë zjarri në Hajvali, policia jep detaje

Gjuajtje me armë zjarri  janë raportuar të kenë ndodhur...

Presidenti kroat: Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Kroacisë për anëtarësim në KiE

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, përgjatë një takimi në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Eurostat: Shqiptarët pinë më pak alkool

Extra AL PVC

Shqiptarët janë populli më pak pijedashës në Evropë. Të paktën kështu shprehen statistikat zyrtare të Eurostat që vendin tonë e rendisin të parafundit në kontinent, duke lënë pas vetëm Turqinë.

Konsumi i pijeve alkoolike sipas fuqisë blerëse në Shqipëri ishte sa 19% i mesatares europiane, ndërkohë Kosova qëndron vetëm më pak sipër nesh me 22%.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor më pijedashësit janë malazezët dhe serbët, ndërsa pas tyre vjen Maqedonia e Veriut. Ndërkohë, në nivele të ngjashëm me Shqipërinë paraqitet Bosnjë Hercegovina.

Ndërsa konsumi është i ulët, çmimet e pijeve alkoolike në Shqipëri janë sa 122% e mesatares europiane, sipas tabelave të Eurostat, duke qenë një faktor që mund të ndikojë në stepjen e konsumatorëve për të blerë këtë produkt. Pijet alkoolike janë më të lirat në Europë në Maqedoninë e Veriut, me 81% të mesatares europiane dhe më të shtrenjtat në Suedi, me 219% të mesatares europiane.

Shpenzimi nominal për frymë për pije alkoolike në Shqipëri në 2021-n ishte 86 euro, përkundrejt 286 euro që është mesatarja e Bashkimit Europian, sipas tabelave të Eurostat.

Ndërkohë nga tabelat, shihet qartë se tek shtetet më pijedashëse hynë zvicerianët, më pas austriakët, vendet baltike dhe Gjermania, ku temperaturat janë edhe më të ulëta se në Shqipëri apo vendet e Mesdheut. Ngjashëm edhe në Greqi, konsumi i alkoolit është sa 28% i mesatares evropiane, ndërsa në Itali 69%, pra poshtë mesatares.  /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Strategjia efektive: Si ta qetësosh fëmijën kur hidhërohet?

Mësoni fëmijën që të përballet me hidhërimin e vet...

A ndihmon lëngu i limonit në kafe për të humbur peshë?

Kur filloni një dietë të re, duhet të merrni...

Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Google ka njoftuar se do të investojë 600 milionë...

Pesë ushqime që do t’ju ndihmojnë të largoni nikotinën nga trupi juaj

Të gjithë e dimë se konsumimi i duhanit është...

Strategjia efektive: Si ta qetësosh fëmijën kur hidhërohet?

Mësoni fëmijën që të përballet me hidhërimin e vet dhe me sulmet e zemërimit. Eksperti i prindërimit, Sue Atkins, thotë se është me rëndësi ta...

A ndihmon lëngu i limonit në kafe për të humbur peshë?

Kur filloni një dietë të re, duhet të merrni ndonjë këshillë të thjeshtë për ta bërë atë efektive, apo jo? Epo, një truk i thjeshtë...

Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Google ka njoftuar se do të investojë 600 milionë euro në një qendër të re për ruajtjen e të dhënave në Holandë, ku do...