Të fundit:

Kurti: Preokupimet kryesore, hapja e arkivave në Beograd, zbulimi i varrezave masive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas Krushës së Madhe...

​Familjarët e të pagjeturve nuk presin rezultate nga dakordimi në Ohër

Familjarët dhe përfaqësuesit e personave të zhdukur gjatë luftës...

Shqipëri, eksportet e tekstileve dhe këpucëve 22.4 miliardë lekë gjatë janarit e shkurtit

Eksportet e tekstileve dhe këpucëve, që përbëjnë një zë...
ISP BroadcastISP Broadcast

Eurodeputeti holandez jep detaje rreth heqjes së vizave për Kosovën

ISP Broadcast

Eurodeputeti holandez i cili vjen nga radhët e Partisë së Punës, Thijs Reuten ka zbuluar disa detaje pas procesit të liberalizimit të vizave mes Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës.

Ai tha se një numër vendesh, përfshirë Holandën dhe Francën, ishin kundër për një kohë të gjatë.

“Sapo këto shtete anëtare hoqën dorë nga bllokada e tyre e pakuptimtë, ne filluam negociatat”, u shpreh ai.

Ai theksoi se shtetasit e Kosovës ishin të vetmit banorë të Ballkanit Perëndimor, të cilëve u ishte dashur ende të aplikonin për vizë për të hyrë në BE, ndërsa shtoi se kjo ishte e padrejtë dhe e pajustifikuar.

“Ka ardhur koha: nga viti i ardhshëm, banorët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në BE. BE arriti sot një marrëveshje të shumëpritur për këtë”.

“Për shembull, sundimi i ligjit duhet të jetë në rregull dhe kontrollet e tij kufitare duhet të përmbushin standardet evropiane. Kosova tashmë ka treguar mjaft se i plotëson këto kushte”, shtoi Thijs Reuten.

Reuten u shpreh se “kjo nënkupton jo vetëm fundin e shumë telasheve burokratike, por edhe fillimin e një kapitulli të ri në të ardhmen evropiane të Kosovës”, teksa i cilësoi hapat e mëtutjeshëm drejt Bashkimit Evropian, si “të një rëndësie të madhe për Kosovën dhe për BE-në”.

Ndërkohë, përfaqësuesit e Parlamentit dhe Këshillit Evropian kanë arritur të mërkurën marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Të mërkurën ekipet negociuese të Parlamentit dhe Këshillit arritën marrëveshjen e shumëpritur për liberalizimin e vizave për Kosovën”, thuhet në njoftimin për media të Parmantit Evropian.

Më 30 nëntor, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së ishin pajtuar për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.

“Heqja e vizave do të hyjë në fuqi kur sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, të jetë funksional, në çfarëdo rasti jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024”, thuhet në këtë njoftim.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Kurti: Preokupimet kryesore, hapja e arkivave në Beograd, zbulimi i varrezave masive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas Krushës së Madhe...

​Familjarët e të pagjeturve nuk presin rezultate nga dakordimi në Ohër

Familjarët dhe përfaqësuesit e personave të zhdukur gjatë luftës...

Shqipëri, eksportet e tekstileve dhe këpucëve 22.4 miliardë lekë gjatë janarit e shkurtit

Eksportet e tekstileve dhe këpucëve, që përbëjnë një zë...

24 vjet nga masakra e 243 personave në Krushë të Madhe

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të...

Kurti: Preokupimet kryesore, hapja e arkivave në Beograd, zbulimi i varrezave masive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas Krushës së Madhe ka bërë sot homazhe edhe në Krushë të Vogël. Derisa ka kujtuar gjithë të rënët...

​Familjarët e të pagjeturve nuk presin rezultate nga dakordimi në Ohër

Familjarët dhe përfaqësuesit e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë shprehen të zhgënjyer me qasjen e Qeverisë së Kosovës, karshi zbardhjes...

Shqipëri, eksportet e tekstileve dhe këpucëve 22.4 miliardë lekë gjatë janarit e shkurtit

Eksportet e tekstileve dhe këpucëve, që përbëjnë një zë të rëndësishëm të tregtisë së jashtme të Shqipërisë, gati 28% të vëllimit, vijuan rikuperimin edhe...