Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Etimologu: Të gjitha gjuhët tjera “pa faj” janë plagjiaturë e gjuhës shqipe

Etimologu: Të gjitha gjuhët tjera “pa faj” janë plagjiaturë e gjuhës shqipe

Etimologu Agron Dalipaj ka deklaruar se gjuha shqipe është gjuha që ka krijuar gjuhët e tjera.

I ftuar në emisionin “Përtej Tregimi”, Dalipaj tha madje se “të gjitha gjuhët tjera në njëfarë mënyre “pa faj” janë plagjiatura gjuhësore të gjuhës shqipe”.

“Një nga arsyet që unë luftohem është sepse teoria ime vërteton të kundërtën. Teoria ime e emriomorfeve vërteton që shqipja jo vetëm nuk është gjuhë me të huazuara siç është rasti i fjalës shurdhi që thonë vjen nga latinishtja surti, por është gjuha që ka krijuar gjuhët e tjera. Të gjitha gjuhët tjera në njëfarë mënyre “pa faj” janë plagjiatura gjuhësore të gjuhës shqipe”, tha tutje ai në TV Arbëria.