Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dyshimet për manipulime të votave, Bajrami: Le të rinumërohet secila votë e të hetohet secili dyshim

Dyshimet për manipulime të votave, Bajrami: Le të rinumërohet secila votë e të hetohet secili dyshim

Hykmete Bajrami, kandidatja e LDK-së për deputete, është pajtuar që të hetohet secili dyshim për sa i përket dyshimit për manipulime të votave brenda partive.

Bajrami në Facebook kërkoi që të nimumërohet secila votë.

 

Postimi i Bajramit:

Le të rinumërohet secila votë, le të hetohet secili dyshim, le të verifikohet çdo gjë. Ne kemi institucione të thirrura për këtë punë, andaj askush nuk duhet të frikësohet nga rinumërimi dhe hetimi.

Çdo dyshim duhet të zbardhet me shpejtësi dhe vendosmëri, pasi që vetëm kështu forcohet besimi dhe integriteti i procesit zgjedhor. Për LDK-në vullneti i qytetarëve është i shenjtë dhe kushdo që ka tentuar ta devijojë atë, vendin e ka në burg. Të gjithë jemi të barabartë para ligjit.

Secili anëtar, secili përkrahës, secili votues duhet të angazhohet për të mbrojtë vlerat e LDK-së dhe për ta rikthyer atë si forcën e parë politike, në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit.