Berisha: Historia e tokës dhe e detit i ngjan historisë së popujve dhe të shteteve

Deputeti i AAK-së Bekë Berisha, ka shkruar në një...

Aksident të Lesna në Prishtinë

Në adresë të TV Arbëria, është raportuar për një...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Dita nis me… Lajçakun

Extra AL PVC

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të vizitojë sot (e enjte) Kosovën. Ai do të pritet në një takim që në mëngjes në ora 7:30 nga kryeministri Albin Kurti.

Lajçak vjen pas takimit të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi që ndodhi më 2 maj mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Zëdhënësi kryesor për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për KosovaPress se takim i Lajçakut sot në Prishtinë dhe Beograd të premten është edhe për të përgatitur hapat dhe takimet e ardhshme në kuadër të dialogut.

Përfaqësuesi Special i BE-së Lajcak udhëton rregullisht në rajon dhe viziton shpesh Prishtinën dhe Beogradin, veçanërisht pas takimeve të nivelit të lartë në Bruksel për të ndjekur dhe çuar përpara atë që është vendosur ose rënë dakord në Bruksel dhe për të përgatitur hapat dhe takimet e ardhshme. Në këtë kontekst mund të konfirmojmë se nesër ai do të jetë në Prishtinë dhe të premten në Beograd”, tha Stano.

Më 2 maj në Bruksel palët ranë dakord për Deklaratën për të Zhdukurit ku të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të 1643 personave të pagjetur nga lufta e fundit.

Ndërsa, në këtë takim është prezantuar edhe draft statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga ekipi menaxhues, tashmë i shkarkuar, në përbërje të serbëve të zgjedhur nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq në kohën sa ishte zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti.

Drafti posedon 67 nene dhe është i ndarë në nëntë kapituj, si: dispozitat e përgjithshme, çështjet e komunitetit, struktura organizative, anëtarësimi në Asociacion dhe marrëdhëniet ndërmjet komunave anëtare, asetet dhe të ardhurat, format e vendimmarrjes së drejtpërdrejtë, ndryshimet në statutin e Asociacionit, shpërbërja e Asociacionit dhe dispozitat tranzicionale dhe përfundimtare.

Aty thuhet se Asociacioni do të jetë një formë e veçantë organizimi, e themeluar me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të pakicave që jetojnë në komunat që janë pjesë e Asociacionit.

Kryeministri Kurti e ka quajtur të papranueshme këtë draft statut ndërsa paraqiti vizionin e tij për vetëmenaxhimin e serbëve në bazë të modelit kroat që ndryshe njihet si Këshilli Kombëtar i Serbëve në Kroaci (SNV).

Ky këshill “është një person juridik jofitimprurës”. Ai ka vulën dhe simbolet e veta, të cilat janë krijuar në përputhje me Ligjin Kushtetues Kroat për të Drejtat e Pakicave Kombëtare. Gjithashtu ka kryesinë, kuvendin, bordin mbikëqyrës, presidentin dhe këshillin.

Disa nga qëllimet e Këshillit Kombëtar të Serbëve në Kroaci përfshijnë: promovimin dhe realizimin e të drejtave në fushën e kulturës, arsimit, ekonomisë dhe interesave të tjera të serbëve, si dhe mbrojtjen e identitetit kombëtar, kulturor, gjuhësor dhe fetar.

Statuti specifikon se ky këshill vepron në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtave dhe lirive fetare, të zhvillimit të komunitetit lokal, të zhvillimit të qëndrueshëm, të zhvillimit të zonave rurale dhe bujqësisë etj.

Ai bashkëpunon me institucionet shtetërore, qendrore dhe lokale, me organizata dhe institucione qeveritare dhe joqeveritare, si dhe me organizata ndërkombëtare.

Anëtarë të këtij këshilli janë përfaqësues të pakicës kombëtare serbe. Ai financohet nga buxheti kroat, por edhe nga mjetet e marra nga organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, donacionet, të hyrat vetanake, fondet e BE-së dhe aranzhime të tjera që janë në përputhje me ligjin kroat.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Berisha: Historia e tokës dhe e detit i ngjan historisë së popujve dhe të shteteve

Deputeti i AAK-së Bekë Berisha, ka shkruar në një...

Ndryshon ligji në shqipëri, burg deri 8 vite kush shet cigare për fëmijët

Psikologia klinike Arbiola Halimi deklaroi se të miturit kanë...

Krasniqi më 4 maj ngjitet në ring: Shpresoj në mbështetje dhe t’ua shpërblej me një fitore

Robin Haxhi Krasniqi do të ngjitet në ring me...

Aksident të Lesna në Prishtinë

Në adresë të TV Arbëria, është raportuar për një...

Berisha: Historia e tokës dhe e detit i ngjan historisë së popujve dhe të shteteve

Deputeti i AAK-së Bekë Berisha, ka shkruar në një status personal në Facebook se historia e tokës dhe e detit i ngjan historisë së...

Ndryshon ligji në shqipëri, burg deri 8 vite kush shet cigare për fëmijët

Psikologia klinike Arbiola Halimi deklaroi se të miturit kanë filluar përdorimin e duhanit për shkak të mentalitetit. E ftuar për të diskutuar në lidhje me...

Krasniqi më 4 maj ngjitet në ring: Shpresoj në mbështetje dhe t’ua shpërblej me një fitore

Robin Haxhi Krasniqi do të ngjitet në ring me 4 maj të këtij viti, ku kundërshtar do të ketë boksierin Jorge Silva. Krasniqi me anë...