Blog Post

Arbëria TV > Kuriozitete > Disa mënyrë për t’i bërë flokët më të trashë

Disa mënyrë për t’i bërë flokët më të trashë

Ndërkohë që shumë njerëz kanë dëshirë që të kenë flokë më të trashë e më të shëndetshëm, ka disa mënyra për ta arritur këtë.

Times of India ka shkruar disa mënyra që ndihmojnë për trashësinë e flokëve.

Uji i qepës mund të ndihmojë në këtë drejtim. Ai mund të përzihet edhe me vaj kokosi apo disa pika limoni dhe mund të shpëlahet duke përdorur shampo që nuk ka përmbajtje të sulfatit.

Uji i orizit mund të ndihmojë flokët duke e aplikuar me dorë apo më anë të një shisheje me spërkatës.

Vezët mund të ndihmojë për t’i trashur flokët duke i kombinuar me xhel të bimës aloe vera.

Larja e flokëve me shampo pa përmbajtje të sulfatit, dy deri në tri herë në javë ndihmon në trashësinë e tyre.

Ushqimi gjithashtu mund të ndikojë në trashësinë e flokëve. Ushqimet që përmbajnë më shumë proteina hekur, e acidin yndyror omega 3 janë të domosdoshme për flokë të trashë.

Mjetet e ngrohta si mashat për stilimin e flokëve mund t’i dobësojnë ato, prandaj këshillohet përdorimi sa më i vogël i tyre.

Krehja e shpeshtë ndihmon flokun të qëndrojë në formë dhe ndihmon me trashësinë.

Vaji i ullirit, është i pasur me acidin yndyror omega 3 si dhe të tjera vlera ushqyese që ndihmojnë në fortësinë dhe trashësinë e flokëve. Aplikimi i këtij vaji në flokë ndihmon gjithashtu.