​Ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi sot në Kosovë

Ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida...

Hamza: Kudo që kam qeverisur kam treguar rezultate më të mira se Kurti

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë...

Masakra në Beleg dhe dështimi i drejtësisë ndërkombëtare

25 vjet më parë, forca të shumta policore, ushtarake...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Deputetja shqiptare në Kroaci i reagon Milanoviqit: Shtetësia e Kosovës u bë sipas të njëjtit model si Kroacia

Extra AL PVC

Rreth deklaratës së presidentit kroat, Zoran Milanoviq se Kosova është marrë nga Serbia, ka reaguar edhe deputetja shqiptare në parlamentin kroat, Ermina Lekaj Perlaskaj, e cila në reagimin e saj në rrjetin social facebook ka paraqitur disa fakte historike rreth rrugës që ka kaluar Kosova deri në çlirimin dhe pavarësimin e saj nga Serbia.

Reagimi i Lekaj- Perlaskaj:

“Në konferencën e sotme për media të mbajtur në Petrinje të Kroacisë, Presidenti i Republikës së Kroacisë, ndër të tjera tha: “Rusët, pasi që janë cinikë, do të thirren në aneksimin e Kosovës, të cilën unë e mbështes”, tha ai. Por në pyetjen se kush e aneksoi Kosovën, ai tha: “Bashkësia ndërkombëtare dhe ne. Është vjedhur nga Serbia. Kosova është marrë nga Serbia. A e kemi pranuar Kosovën. Unë qëndroj pas Kosovës. I qëndroj pas, por kur ai (coptim) është bërë pa vullnetin e shtetit të cilës Kosova i takonte, dhe ai shtet ishte Serbia, respektivisht Jugosllavia, e cila nuk ishte aspak miqësore me ne, por ne fare nuk mërziteshim”.

Si përfaqësuese parlamentare, ndër të tjerash, dhe kryetare e pakicës shqiptare në Parlamentin Kroat, kam nevojë të kthej kokën pas kësaj deklarate dhe të paraqes disa fakte historike. Republika e Kosovës u krijua në procesin e shpërbërjes së RSFJ-së, njëlloj si Republika e Kroacisë. Është e rëndësishme të theksohet se sipas Kushtetutës së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, Krahina Socialiste Autonome e Kosovës nuk ishte vetëm një krahinë në kuadër të RS të Serbisë, por edhe një element konstituiv i federatës. Sinan Hasani madje ka përfaqësuar Kosovën për një vit, si përfaqësues i Presidencës, duke e kryer punën nominale të kreut të shtetit.

Kushtetuta përcaktonte kompetencat që në shumë elemente ishin të përafërta me një lloj kufizimi të shtetësisë, të cilat kompetenca Kosovës i janë marrë me dhunë, në mënyrë që Kosova autonome të degradohej në një njësi administrative në të cilën është zbatuar një regjim policor dhe persekutim masiv i shumicës së shqiptarëve. E gjithë kjo, për shkak të rrezikut nga një katastrofë e cila do të realizohej me vonë dhe shkeljeve të normave të së drejtës humanitare ndërkombëtare, e cila shkaktoi ndërhyrjen humanitare dhe në marrëdhëniet ndërkombëtar është e njohur mirë dhe sidomos (pikërisht) në territorin e Evropës Juglindore.

Prandaj, kontestimi i shtetësisë së Kosovës do të ishte sikur sot ta kontestojmë shtetësinë e Greqisë moderne (e cila u themelua në vitin 1830) ose Bullgarisë (format e para të shtetësisë moderne të së cilës ishin në vitin 1878). Ashtu siç Kushtetuta e RSFJ-së e vitit 1974 dhe aktet tjera juridike dhe vendimi demokratik i qytetarëve që ishin bazë juridike dhe faktike për pavarësinë e Republikës së Kroacisë, i njëjti model u zbatua edhe në rastin e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Republika e Kroacisë ishte ndër të parat që njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe i vendosi marrëdhëniet politike dhe diplomatike të bazuara në partneritet, bashkëpunim dhe në respektimin e vlerave evropiane.

Gjithashtu, Republika e Kroacisë mbështet fuqishëm Republikën e Kosovës në përpjekjet e saj për të forcuar pozitën e saj në Evropën Juglindore. Në dritën e të gjitha marrëdhënieve theksin dua ta vendos forumin e parë ekonomik Kroaci – Kosovë, i cili u mbajt javën e kaluar në Prishtinë nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kroacisë dhe Kryeministrit së Republika e Kosovës. Realizimi i tij i suksesshëm tregon drejtimin në të cilin Kosova dëshiron të shkojë drejt familjes së shoqërive evropiane me mbështetjen e Republikës së Kroacisë dhe vendeve të tjera mike të Kosovës. “Dy shtetet tona janë historikisht dhe politikisht të ndërlidhura. Ka ardhur koha që të lidhemi edhe ekonomikisht”- theksoi kryetari i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në rastin e hapjes solemne të Forumit. Realisht, ky mesazh është ai që dua të jetë një udhërrëfyes për të ardhmen tonë të përbashkët.”

spot_img

Të fundit

​Ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi sot në Kosovë

Ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida...

Hamza: Kudo që kam qeverisur kam treguar rezultate më të mira se Kurti

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë...

Masakra në Beleg dhe dështimi i drejtësisë ndërkombëtare

25 vjet më parë, forca të shumta policore, ushtarake...

​Vazhdon kërkimi i një personi të zhdukur në Leposaviq

Policia e Kosovës, ekipi i zjarrfikësve dhe ekipet e...

​Ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi sot në Kosovë

Ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviq, sot do ta vizitojë Kosovë, ku edhe do të nënshkruajnë marrëveshjen Kosovë-Mali i Zi...

Hamza: Kudo që kam qeverisur kam treguar rezultate më të mira se Kurti

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se është më i mirë se kryeministri aktual, Albin Kurti, pasi tha se kudo që...

Masakra në Beleg dhe dështimi i drejtësisë ndërkombëtare

25 vjet më parë, forca të shumta policore, ushtarake dhe paramilitare serbe në Beleg të Deçanit vranë dhe masakruan 46 shqiptarë. Kjo është njëra prej...