REL: Siguria në Kosovë mes trazirave globale

Në një realitet të mbushur me sfida të forta...

Martohet Olsi Bylyku? Zbulohet kush ia “vodhi” zemrën aktorit

Aktori i njohur i humorit Olsi Bylyku, është një...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Deputetja e LDK-së: Albin Kurti shkel mbi kufomat e gjithsecilit vetëm me arrit vetë!

Extra AL PVC

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi në një intervistë dhënë ka hedhur në drejtim të Qeverisë Kurti dhe kryeministrit personalisht.Rexhepi tha se Qeveria Kurti ka ardhë në pushtet me manipulime dhe se Kurti është i gatshëm ‘ të shkelë në kufomat e gjithsecilit vetëm me arrit vetë’.

“Këta asnjëherë nuk kanë bërë përpjekje me u antarësu në ndonjë organizatë ndërkombëtare. Kjo Qeveri ka ardhë në pushtet me manipulim, me kauza të rrejshme dhe unë kam një bindje personale se zoti Kurti shkel mbi kufomat e gjithsecilit vetëm me arrit vetë dhe me than unë e kam ba” deklaroi deputetja e LDK-së.

Bunjaku-Rexhepi ka komentuar edhe takimin e datës 4 prill që pritet të mbahet ndërmjet Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviq në Bruksel.

“Si mundet me besu unë tek Bislimi, kur i njëjti ka pas deklaru se atë ditë që do të ketë Asociacion Bisnik Bislimi nuk do të jetë më në Qeveri. E tani Asociacionin e pranuan këta vetë dhe i njëjti vazhdon të jetë në Qeveri. Eshtë shumë e ulët me diskutu për Besnik Bislimin, sepse nuk i besoj absolutisht. Ai mundet me shku në bisedime edhe me u kthy por kurgja nuk është në favor të Republikës së Kosovës. Nëse po flasim për Asociacionin si po e quajnë këta, këta qysh herët e kanë refuzu decentralizimin, Vetëvendosja ka shkatërru kundër decentralizimit, ka refuzu edhe Pakon e Ahtisarit. Edhe këtë Pavarësi zoti Kurti e ka kundërshtu, himin se ka pranu. Tani po i pranon të gjitha, është mirë me dit qytetarët se kauzat e tij kanë qenë komplet të rrejshme. Aq më pak smundem me i besu Bilimit në këtë rast sepse çdo gjë që ka fol u vërtetu e kundërta ” tha deputetja e LDK-së.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

REL: Siguria në Kosovë mes trazirave globale

Në një realitet të mbushur me sfida të forta...

Martohet Olsi Bylyku? Zbulohet kush ia “vodhi” zemrën aktorit

Aktori i njohur i humorit Olsi Bylyku, është një...

Ambasadori i dyshuar për shpërlarje parash Martin Berishaj i deklaroi “30 euro cash” që ia ktheu Kroacia

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili...

Bajrami i reagon Qeverisë për zotimin rreth rrugës Kijevë-Zahaq: Ju s’jeni asgjë tjetër pos mashtrues, të korruptuar dhe dembelë

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka dalë me një reagim pas zotimit të Qeverisë se rruga Kijevë-Zahaq do të...

REL: Siguria në Kosovë mes trazirave globale

Në një realitet të mbushur me sfida të forta dhe të shumëfishta të sigurisë, udhëheqja e Kosovës do të bënte mirë që t’i mirëmbante...

Martohet Olsi Bylyku? Zbulohet kush ia “vodhi” zemrën aktorit

Aktori i njohur i humorit Olsi Bylyku, është një ndër emrat e shumëpërfolur të medias rozë. Jeta private e tij ka krijuar gjithmonë interes...