Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Deputeti Haliti e pranon se po punësojnë njerëz të afërt me VV-në

Deputeti Haliti e pranon se po punësojnë njerëz të afërt me VV-në

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, nuk e ka fshehur punësimin e bazuar te afërsia e partisë që ai përfaqëson.

Ai në “Debat Plus”, tha se qeveritë e kaluara kanë punësuar njerëz të afërt me ta, derisa shtoi se edhe VV-ja po e bën një gjë të tillë.

“Nëse gjitha qeveritë kanë qenë të partive tjera aknë punësu njerëz që kanë qenë afër me ta, ne prapë me i punësu ata, jo mor unë i punësoj njerëzit që janë afër me VV-në se kur me i ardhë rendi atyre?”, tha ai.