Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Çitaku: Faleminderit trimave të betejës së Koshares – Nderimi për ju do të jetë i përjetshëm

Çitaku: Faleminderit trimave të betejës së Koshares – Nderimi për ju do të jetë i përjetshëm

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, në 26 vjetorin e fillimit të Betejës së Koshares, ka falënderuar trimat e kësaj beteje që sfiduan vdekjen.

Çitaku ka thënë edhe se nderimi për ta do të jetë i përjetshëm.

‘‘Trimave të betejës së Koshares që e sfiduan vdekjen, grave dhe burrave që jetën e tyre e vunë në themelet e lirisë sonë përulësisht: faleminderit.

Gjaku juaj nuk u derdh kot, sakrifica juaj është dritë në rrugën tonë. Nderimi për ju do të jetë i përjetshëm.

Lavdi!’’, ka shkruar ajo.