Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend

Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje...

Vazhdon sot gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë vazhdon sot procesi gjyqësor...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Çeku flet për licencimin e federatave të sportit, kritikohet nga deputetët

Extra AL PVC

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku prezantoi buxhetin e këtij viti për sportin, si dhe zbuloi se dy dokumentet qendrore të reformës sportive, strategjinë shtetërore dhe ligjin e ri për sportin që priten të miratohen së shpejti.

Çeku tha se ligji anti-doping veçse është miratuar, ndërsa në procedurë të miratimit është plotësimi i ligjit për parandalimin e dukurive negative në sport, kurse tha se është vendosur një standard themelor i integritetit në sport, që është licencimi i federatave të sportit me kritere shumë të forta.

Çeku: Buxheti për sportin e gjetëm me tre milionë euro, sivjet është mbi tetë milionë euro

“Buxhetin për sportin e gjetëm me tre milionë euro, ndërsa mbështetja direkte për Komitetin Olimpik, federatat, klubet e sportistët sivjet është mbi tetë milionë euro. Dy dokumentet qendrore të reformës sportive, strategjia shtetërore dhe ligji i ri për sportin priten të miratohen së shpejti. Ligji anti-doping është miratuar, në procedurë është plotësimi i ligjit për parandalimin e dukurive negative në sport dhe shumë akte nënligjore. Një standard themelor të integritetit që kemi vendosur në sport është licencimi i federatave të sportit me kritere shumë të forta. Tash jemi afër përmbylljes së këtij procesi, mbi 30 federata të sportit janë licencuar ose janë në prag të licencimit”, tha Çeku.

Ndërkaq, ministrit Çeku i ka reaguar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili tha se procesi i licencimit do të duhet të nis në vitin 2023.

Haxhiu: Licencimi vendim i gabuar i ministrit Çeku

“Doemos që mbështes një proces të licencimit, mirëpo me këtë proces të licencimit, klubeve sportive të futbollit i janë humbur 3.2 milionë euro në vitin 2022, për shkak të një vendimi që ministri e merr në fund të vitit 2022 për ta ndërprerë dhënien e vërtetimeve për sponzorizim derisa procesi është në vazhdim e sipër dhe kjo i ka shkaktuar dëme të mëdha të futbollit të Kosovës, duke ua pamundësuar që të marrin vërtetime për sponzorizim ata të cilët vetëm kishin kontrata valide. Kjo nuk do të duhej të ndodhte për vitin 2022. Si proces dhe duhet të vazhdonte në vitin 2023, pasi Federata e Futbollit nuk ishte federatë e licencuar dhe ky është një vendim i gabuar i ministrit Çeku”, tha ai.

Replikës së deputetit Haxhiu i është kundërpërgjigjur ministri Çeku, duke thënë se për të përfituar nga ligji i licencimit, duhet të jesh i licencuar.

Çeku: Duhesh me qenë i licencuar për të përfituar nga ligji i sponsorizimit

“Për sponsorizim, duhesh me qenë i licencum për me përfitu nga ligji i sponsorizimit. Qysh me marr sponsorizim pa licencim? E merr licencën, i merr edhe sponsorizimin”, tha Çeku.

Po ashtu, Çeku tha se njëra nga angazhimet kryesore të MKRS-së ka qenë promovimi i Kosovës si organizatore e ngjarjeve ndërkombëtare sportive, dhe këtë pozicion do ta fuqizojë kandidatura për Lojërat Mesdhetare

Çeku: Synojmë organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

“Një nga angazhimet tona qendrore ka qenë promovimi i Kosovës si organizatore e ngjarjeve ndërkombëtare sportive. Kemi mbështetur disa ngjarje të rëndësishme në hendboll dhe në basketboll, ndërsa këtë sezon synojmë ta fuqizojmë përmes kandidaturës tonë shumë serioze për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, një nga ngjarjet më të mëdha multi-sportive në botë”, tha Çeku.

Sa i përket licencimit të federatave të sportit, bujë të madhe ka bërë Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), e cila ende nuk është licencuar nga MKRS-ja, dhe tani klubet rrezikojnë që të humbasin sponsorët.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend

Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje...

Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin konferencë për media

Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e...

Vazhdon sot gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë vazhdon sot procesi gjyqësor...

Moti i vranët dhe me shi

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe...

Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend

Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme. Me fillim nga ora 09:00, Komisioni për Ekonomi shqyrton Projektrezolutën për raportin vjetor të...

Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin konferencë për media

Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe Sindikata e Minatorëve të Trepçës mbajnë sot konferencë. Sipas njoftimit të tyre...

Vazhdon sot gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë vazhdon sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i njohur si rasti “Thaçi dhe të tjerët”. Seanca është paraparë të...