Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Brnabiq – serbëve të Kosovës: Faleminderit që besoni në Vuçiqin

Extra AL PVC

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar sot se ajo që po bën kryeministri i Kosovës Albin Kurti “është e tmerrshme dhe paraqet spastrim të hapur etnik”, raportojnë mediat në shërbim të regjimit serb.

“Nga njëra anë, më duhet të them se është mirë që të gjithë e dënojnë, mendoj, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe Bashkimi Evropian, por pyetja është nëse kjo mjafton”, ka thënë Brnabiq për televizionin serb “TV Përva”.

Ajo ka falënderuar popullin serb në Kosovë sepse, siç theksoi, “është i durueshëm dhe i guximshëm dhe sepse besojnë në lidershipin e tyre, e mbi të gjitha në presidentin Aleksandar Vuçiq”.

“Do ta përsëris edhe një herë se nuk do të ketë ‘Stuhi’ të re. Por përsëri duhet të tregohet i gjithë brutaliteti dhe paarsyeshmëria e Albin Kurtit e çka më në fund është e qartë. Siç do të thoshte Aleksandar Vuçiqi, nata është më e errët para agimit dhe kjo është ajo që ne po përjetojmë këto ditë”, ka pretenduar Bërnabiq.

Ajo ka thënë se sa i përket zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit, “Prishtina nuk ka bërë asgjë për zbatimin e kësaj marrëveshjeje të nënshkruar në vitin 2013, as deri në shtator të vitit 2024”.

Dhe në fund kjo kampione në servilizim ndaj liderit të saj suprem, ka pretenduar se “situata aktuale në Kosovë është shumë komplekse dhe se ka shumë besim tek Aleksandar Vuçiq”, sepse sipas saj, “ai gjithmonë ka ditur ta mbrojë Serbinë dhe popullin serb, kudo që jeton”.

spot_img

Të fundit

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e...

“Tung e ki, a të thashë mos fol sene që s’i din”, nxehet debati mes Zana Avdiu e Azdren Shalës

“Koalicionet fetare dhe kauza për Familjen”, është tema që...

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen e sotme ulje emergjente në aeroportin e Podgoricës, pasi kapiteni raportoi se kishte informacion se...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush je ti që e përfaqëson LGBT-në”, në Pressing në T7. Pjesë nga debati mes tyre: Klinaku: Ju...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e dëshmitares, Nadire Gashi, deklaroi se për zhdukjen e tani të ndjerit Bedri Rexhepi kishte kuptuar...