Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Brnabiq: Kurti do luftë, provokon ushtrinë e Serbisë

Brnabiq: Kurti do luftë, provokon ushtrinë e Serbisë

Kryetarja e kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ai që dëshiron luftë, duke vijuar dhe fushatën e propagandës se po keqtrajton serbët.

“Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës na presin në nëntor dhe ai po e përdor këtë periudhë vakumi dhe dëshiron të provokojë një konflikt të armatosur, të provokojë ushtrinë serbe në Kosovë”, pretendoi Brnabiç.

Kryeparlamentarja serbe nënvizon se për momentin nuk ka dialog. “Ajo që është e re është qëndrimi i dukshëm i ndryshëm, qëndrimi kritik i aleatëve më të vendosur të Prishtinës kundër Prishtinës”, tha mes tjerash ajo, raporton A2.

Brnabiç përshëndeti dhe paralajmërimin e Gjermanisë për një përjashtim të mundshëm të Kosovës nga CEFTA nëse nuk largon masat e sigurisë ndaj mallrave serbe.