Të fundit:

Ushqimet e përpunuara rrisin rrezikun nga sëmundjet e zemrës

Ushqimet shumë të përpunuara siç janë ushqimi i gatshëm,...

Thëniet më të bukura nga Charlotte Brontë

Charlotte Brontë ishte një romanciere dhe poete angleze, më...

Thënie të urta nga Margaret Mead

Margaret Mead ishte një antropologe kulturore amerikane e cila...
ISP BroadcastISP Broadcast

Borrell: Një hetim shumë shqetësues për korrupsionin e dyshuar në PE

ISP Broadcast

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell tha sot se hetimi që Belgjika po kryen për korrupsionin e dyshuar në Parlamentin Evropian është “shumë shqetësues”.

“Sigurisht që lajmet janë shumë shqetësuese. Ne po përballemi me disa ngjarje, disa fakte që sigurisht më shqetësojnë mua si ish-president i Parlamentit Evropian”, tha Borrell pas mbërritjes në takimin e ministrave të punëve të jashtme të BE-së.

Gjyqësori belg kreu disa kontrolle të premten si pjesë e një hetimi të hapur në mes të korrikut të këtij viti për një organizatë të dyshuar kriminale që depërtoi në zemrën e Parlamentit Evropian dhe dyshohet për ndërhyrje në politikën e sindikatave dhe korrupsion përmes Katarit.

Zyra e Prokurorisë Federale njoftoi se janë kryer 16 kontrolle në disa komuna të Brukselit dhe se kontrollet janë kryer “si pjesë e një hetimi të gjerë për aktet e dyshuara të organizimit kriminal, korrupsionit dhe pastrimit të parave”.

Gjatë kontrollit u sekuestruan 600 mijë euro para në dorë, si dhe pajisje kompjuterike dhe telefona.

Prokuroria belge ka ngritur dje akuza ndaj katër personave të dyshuar për marrjen e parave dhe dhuratave për të ndikuar në vendimet e Parlamentit Evropian në favor të një shteti të Gjirit.

Ndërkohë, Parlamenti Evropian njoftoi se zëvendëspresidentes Eva Kaili i pezulluan kompetencat dhe detyrat, ndërsa socialistët grekë, Lëvizja PASOK, anëtare e së cilës është Kaili, njoftuan se ajo u përjashtua nga partia.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Ushqimet e përpunuara rrisin rrezikun nga sëmundjet e zemrës

Ushqimet shumë të përpunuara siç janë ushqimi i gatshëm,...

Thëniet më të bukura nga Charlotte Brontë

Charlotte Brontë ishte një romanciere dhe poete angleze, më...

Stresi lirohet nga vitaminat B dhe C

Nëse dëshironi të liroheni nga stresi, tashmë e keni...

Kivi ndihmon kundër aciditetit në trup

Shumica dërmuese e njerëzve kanë pH të gjakut që...

Ushqimet e përpunuara rrisin rrezikun nga sëmundjet e zemrës

Ushqimet shumë të përpunuara siç janë ushqimi i gatshëm, drithërat dhe kripërat, ngre rrezikun e një sulmi në zemër ose në tru, ndërsa shkencëtarët...

Thëniet më të bukura nga Charlotte Brontë

Charlotte Brontë ishte një romanciere dhe poete angleze, më e madhja nga tre motrat Brontë romanet e të cilës u bënë klasikë të letërsisë...

Stresi lirohet nga vitaminat B dhe C

Nëse dëshironi të liroheni nga stresi, tashmë e keni përgjigjen. Ky fenomen shkakton ndryshime në relacionet metabolike si dhe zvogëlon kompleksin e vitaminave B...