Vajza e heroit, Hamez Jasharit, Besarta Jashari, ka reaguar pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, me rezultat 3-2.

Besarta ka publikuar një foto në rrjetet sociale, pikërisht foton e Granit Xhakës, i cili festoi me fanellën e Ardon Jasharit.

Xhaka, pasi nuk iu lejua të festonte me shqiponjë, duket se e gjeti këtë mënyrë që ta bënte, raporton TV Arbëria.