Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Bekë Berisha: Kurti ka kuptuar që nuk ka asgjë në dorë, është në panikë dhe ndihet i frikësuar

Bekë Berisha: Kurti ka kuptuar që nuk ka asgjë në dorë, është në panikë dhe ndihet i frikësuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar “regjimin e vjetër” apo opozitën në vend për përdorimin e parave të pista për të manipuluar mediat dhe opinioni publik, në një deklaratë të bërë në Presidiumin vjetor të Internacionales Socialiste.Lidhur me këtë çështje në një pronocnim për GazetaBlic, ka reaguar deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ku thotë se pas shumë skandaleve në qeverisje, Kurti tani është në panikë dhe ndihet i frikësuar.

Berisha thotë se pas skandaleve të shumta në çdo sektor qeverisës dhe shumë skandaleve tjera që do të shpërthejnë kanë bërë që Kurti të kuptoj se tani më nuk ka asgjë në dorë.“Kurti është në panikë, skandalet e shumta në çdo sektor qeverisës dhe plot skandale të tjera që do të shperthejne kanë bërë që Kurti të kuptoj se nuk ka asgjë në dorë , është në panikë dhe shumë i frikësuar”, tha Berisha për GazetaBlic.