Të fundit:

Rada Trajkoviq flet për kërcënimet me jetë që i merr

Politikanja serbe Rada Trajkoviq, ka folur rreth kërcënime me...

Vetaksident në Veternik, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti...

Rama takon Kurtin, i shpreh mbështetje në hapat e mëtejmë drejt normalizimit me Serbinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur sot në...
ISP BroadcastISP Broadcast

Begaj: Çështja e të drejtave të njeriut është dhe mbetet çështje e gjithë shoqërisë

ISP Broadcast

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot në 74-vjetorin e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, është shprehur se OKB i ka dhënë botës jo vetëm një dokument parimesh, por mbi të gjitha idealin e përbashkёt.

Ai ka theksuar se njohja e dinjitetit të lindur, të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themel i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë.

“Duke e përkujtuar sot Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ne sjellim në vëmendjen e gjithkujt faktin se sa luftë është dashur, sa shumë përpjekje dhe privime janë lypur dhe se sa jetë njerëzore janë sakrifikuar për të mbërritur deri tek Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, e cila është dokumenti i parë ndërkombëtar, nga i cili rrjedh detyrimi për respektimin e dinjitetit të lindur dhe barazisë për çdo njeri, nga ku buron edhe e drejta e jetës, lirisë, sigurisë personale dhe barazisë para ligjit. Megjithatë, miliona njerëz në botë, sot nuk i gëzojnë të drejtat universale për shkak të një sëre pabarazish dhe padrejtësish të sistemeve politike, për shkak të luftërave, të gjuhës së urrejtjes, diskriminimit, dhunës dhe mungesës së tolerancës ndaj dallimeve. Ne shqiptarët e dimë mirë se çfarë është gjuha e urrejtjes, e diskriminimit dhe e dhunës, prandaj apelojmë me forcë, me qëllim që gjithësecili të ndjehet i detyruar për respektimin e të drejtave të të gjithë njerëzve, pa dallim të gjinisë, racës, fesë, bindjes politike, orientimit seksual, prejardhjes kombëtare apo sociale, statusit shoqëror apo çdo statusi tjetër.”, ka shkruar Begaj.

Ai ka shtuar se çështja e të drejtave të njeriut s’mund të jetë çështje e një dite dhe as vetëm e një apo e disa institucioneve, por sipas tij, është dhe mbetet çështje e gjithë shoqërisë.

“Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, është ndërkaq edhe një ditë kujtese dhe mesazhi që të gjithë kemi përgjegjësi për të garantuar dhe mbrojtur të drejtat e çdo qenie njerëzore. Sepse çështja e të drejtave të njeriut nuk mund të jetë çështje e nje dite dhe as vetëm e një apo e disa institucioneve. Ajo është dhe mbetet çështje e gjithë shoqërisë, sepse siç ka thënë shqiptarja më e madhe në botë, e shenjta Nënë Tereza: “Të Drejtat e Njeriut nuk janë një privilegj i dhënë nga qeveria, ato janë të drejtat e çdo qenie njerëzore nga virtytet e njerëzimit të tij”.”, ka shtuar Begaj në Facebook.

Data 10 dhjetor është shpallur Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut në përkujtim të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e miratuar më 10 dhjetor 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.  /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Mërgim Berisha pas debutimit: Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj për Gjermaninë

Sulmuesi shqiptar i Augsburgut, Mërgim Berisha ka debutuar me...

Kosi dhe dobitë shëndetësore nga konsumimi i tij

Shkenca thotë se vetëm një sasi e vogël kosi...

Gjermani, krimi rritet me 11,5% krahasuar me një vit më parë

Numri i veprave penale në Gjermani u rrit me...

Rada Trajkoviq flet për kërcënimet me jetë që i merr

Politikanja serbe Rada Trajkoviq, ka folur rreth kërcënime me...

Mërgim Berisha pas debutimit: Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj për Gjermaninë

Sulmuesi shqiptar i Augsburgut, Mërgim Berisha ka debutuar me Kombëtaren e Gjermanisë në miqësoren kundër Perusë të zhvilluar të shtunën mbrëma. Gjermani ka fituar me...

Kosi dhe dobitë shëndetësore nga konsumimi i tij

Shkenca thotë se vetëm një sasi e vogël kosi në frigorifer paraqet një “arsenal” të vërtetë të mbrojtjes shëndetësore. Më poshtë do të njiheni më...

Gjermani, krimi rritet me 11,5% krahasuar me një vit më parë

Numri i veprave penale në Gjermani u rrit me 11,5% në 2022, krahasuar me një vit më parë, sipas një raporti të Statistikave të...