Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

BE vlerësohet e pafuqishme për të ndërmjetësuar dialogun

Extra AL PVC

Brukseli nuk po arrin ta shtyjë përpara Kosovën dhe Serbinë drejt rrugës për normalizimin e marrëdhënieve.

Diplomatët e bllokut evropian nuk arritën ti ulin në një tavolinë kryeministrin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Por, as takimet në nivel të kryenegeociatorëve nuk kanë prodhuar rezultate të dëshirueshme.

Për shkak të mungesës së progresit në dialog, gazetari nga Beogradi, Nikola Kërstiq vlerëson se evropianët nuk janë në gjendje të ndërmjetësojnë këtë proces pa një përfshirje më të madhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Pra po e shohim qartë se evropianët nuk po arrijnë ta ndërmjetësojnë këtë proces të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Pa një përfshirje më të madha nga diplomatët e fortë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ky proces do të vazhdojë të jetë i ngrirë. Në Serbi kemi një regjim autokratik ndërsa në anën tjetër kryeministri Albin Kurti është shumë kokëfortë për bindjet e tij. Ka shumë pak shpresë për të ardhmen e këtij procesi nëse vazhdohet me qasjen e njëjtë”, thotë gazetari Kërstiq.

Në anën tjetër, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Sadri Ramabaja, vlerëson se dialogu është në vdekje klinike.

Ai e sheh ndërmjetësin Miroslav Lajçak dhe shefin e tij Josep Borrell, si fajtorët kryesor për këtë situatë.

“Ta themi të vërtetën dialogu ka hyrë në fazën e vdekjes klinike. Ndërmjetësit Miroslav Lajçak, po t’i vazhdohet edhe 10 vjet të tjera mandati nuk do të arrijë sukses sepse ai së bashku me shefin e tij Josep Borrell e kanë sjellë dialogun në këtë pikë. Natyrisht ata i kanë mbështetur edhe një grup shtetesh të cilat anojnë nga Serbia” , është shprehur Ramabaja.

Kërstiq dhe Ramabaja kanë komentuar edhe deklaratat e krerëve shtetëror të Kosovës, që thonë se Serbia mund ta sulmojë Kosovën.

“Jo s’ka rrezik për luftë sepse Vuçiq e di se ku i ka limitet, Kurti po e përmend luftën vetëm për konsum të brendshëm politik”, ka vlerësuar gazetari nga Beogradi.

Mirëpo ndryshe mendon Ramabaja.

“Beogradi ka objektiva dhe qëllime politike për aneksimin e veriut të Kosovës dhe rikthimin e ushtrisë serbe këtu”, shprehet ai.

Vetëm disa ditë më parë, Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, deklaroi se veriu i Kosovës dhe kërcënimet për shkëputjen e një pjese të Bosnje e Hercegovinës, janë rreziqet kryesore për sigurinë në Ballkanin Perëndimor. /Tëvë1

spot_img

Të fundit

Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur...

Hoxhaj publikon fotografi me të përzgjedhurin e Trump për Nënpresident: E kupton thellësisht Ballkanin dhe sfidat europiane

Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan James David...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald...

Krejt çka dihet për sulmin ndaj Donald Trump

Fjalimi i Donald Trump në Pensilvani para amerikanëve nuk...

Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur në “Pressing” të T7, për një përpjekje që të bëjë të mundur një takim në...

Hoxhaj publikon fotografi me të përzgjedhurin e Trump për Nënpresident: E kupton thellësisht Ballkanin dhe sfidat europiane

Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan James David Vance si kandidat për nënpresident në garën për zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara, këtij...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan nga Ohajo James David Vance si kandidat për nënpresident...