Të fundit:

Kërkohet privatësi gjatë rivarrimit të Liridona Ademajt

Nesër (hënë) pritet të zhvarroset dhe rivarroset Liridona Ademaj...

Sekuestrohen 24 thika në Merdarë, policia nis hetimet

Policia Kufitare e Kosovës në Merdare, gjatë realizimit të...

Erërat e forta rrëzojnë një shtyllë elektrike në Klinë – disa fshatra mbesin pa rrymë

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik...
ISP BroadcastISP Broadcast

BE e shqetësuar për veriun: Palët të fokusohen në normalizimin e marrëdhënieve

ISP Broadcast

Bashkimi Evropian është i shqetësuar me situatën në veri të vendit. Zëdhënësi, Peter Stano, deklaroi se Kosova dhe Serbia duhet të kujdesen për të deeskalaur situatën dhe të përqendrohen në normalizimin e marrëdhënieve.

Stano tha se Bashkimi Evropian dënon të gjitha incidentet dhe sulmet e dhunshme që po ndodhin në veri të Kosovës.

Stano: BE e shqetësuar për situatën në veri

“Bashkimi Evropian dhe shtetet e tij anëtare po e ndjekin situatën në terren në Kosovë me shumë vëmendje dhe Bashkimi Evropian është i shqetësuar për situatën e sigurisë në veri specifikisht, dhe ne i dënojmë, natyrisht, të gjitha incidentet dhe sulmet e dhunshme që ndodhin atje. Bashkimi Evropian dhe shtetet e tij anëtare po bëjnë thirrje për përgjegjësi dhe për deeskalim, sepse kjo është ajo që duhet para së gjithash për të mirën e popullatës vendase. Misioni Evropian, EULEX-i dhe KFOR-i gjithashtu, në rolet e tyre përkatëse në Kosovë si ofrues i dytë dhe i tretë i sigurisë janë të pranishëm në terren, ata janë të vendosur dhe vazhdojnë patrullimin dhe monitorimin e situatës”, u shpreh Stano.

Zëdhënësi i Bashkimi Evropian shtoi se Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen në normalizimin e marrëdhënieve.

Stano: Fokus të jetë normalizimi i marrëdhënieve

“Fokusi tani duhet të jetë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo është thelbësore për rrugën evropiane të të dyja vendeve, por edhe për uljen e tensioneve dhe për të deeskaluar situatën, diçka që Bashkimi Evropian dhe shtetet e tij anëtare kanë bërë vazhdimisht thirrje për këtë më së fundi në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Tiranë”, vijoi Stano.

Gjatë së premtes, Mbretëria e Bashkuar iu bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke përfshirë në listën e zezë Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radoiçiqin. Ky i fundit është nënkryetar i Listës Serbe ndërsa të dy janë të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq.

Stano u pyet nëse një masë e ngjashme mund të marrë edhe Bashkimi Evropian, por deklaroi se për çfarëdo sanksione duhet të ketë koordinim mes të gjitha shteteve anëtare.

Stano: Për sanksione vendosin shtetet anëtare

“BE-ja nuk ka listë të zezë, ne kemi listën e sanksioneve për shembull, por çdo herë kur bëhet fjalë për sanksionet, siç e dini, sanksionimi është diçka që është në duart e shteteve anëtare, diçka që nuk e diskutojmë kurrë publikisht për sa i përket diskutimeve, sugjerimeve, propozimeve apo mundësive të mundshme. Pra, kjo është diçka që nuk do ta komentoj, por mund të përsëris vetëm se Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat janë përgjegjëse për marrjen ose vendosjen për çfarëdo mase kur bëhet fjalë për çështje të tilla, po e shikojnë situatën nga afër, po e ndjekin atë, dhe e di shumë mirë kush çfarë po bën. Pra, nëse do të ketë konsensus se duhet të bëjmë diçka kundër njerëzve të caktuar, atëherë shtetet anëtare do ta diskutojnë dhe do të vendosin për të, por nuk më takon mua të spekuloj publikisht nëse kjo është bërë, po bëhet, apo do të bëhet së shpejti”, tha Stano.

Veselinoviq dhe Radoiçiq janë në listën e zezë për shkak të përfshirjes së tyre në krimin e organizuar ndërkombëtar, ndërsa britanikët kanë sanksionuar edhe Slobodan Teshiq, tregtar i njohur armësh nga Serbia.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Kërkohet privatësi gjatë rivarrimit të Liridona Ademajt

Nesër (hënë) pritet të zhvarroset dhe rivarroset Liridona Ademaj...

Një burrë vdes gjatë arrestimit nga policia në Berlin

Një burrë vdiq gjatë një arrestimi policor pas trazirave...

Cila prej ngjyra të syve është më e shëndetshme?

Mos gaboni që të tërhiqeni gjithnjë nga e bukura...

Çfarë do të thotë të falësh dikë me zemër

“Të falësh dikë nuk do të thotë ta dënosh...

Kërkohet privatësi gjatë rivarrimit të Liridona Ademajt

Nesër (hënë) pritet të zhvarroset dhe rivarroset Liridona Ademaj në fshatin e saj të lindjes. Ndërsa, Prokuroria bënë thirrje të respektohet e drejta e privatësisë...

Një burrë vdes gjatë arrestimit nga policia në Berlin

Një burrë vdiq gjatë një arrestimi policor pas trazirave në oborrin e shtëpisë së një ndërtese në Berlin, njoftoi policia të dielën. 30-vjeçari thuhet se...

Cila prej ngjyra të syve është më e shëndetshme?

Mos gaboni që të tërhiqeni gjithnjë nga e bukura sa i përket ngjyrës së syve. Ngjyrë kafe apo të zezë, ata jeshilë apo të...