Deputeti i VV-së, Agon Batusha, në një prej tubimeve, ka thënë se Kosovën e çliroi UÇK-ja me NATO-në, por veriun e çliroi kryeministri Kurti.
Ai ka thënë se UÇK-ja me NATO-n e kanë çliruar Kosovën, kurse veriun e çliroi Kurti me ministra e deputetë.
“Po UÇK-ja me NATO-n e kanë çliru Kosovën, po veriun e çliroi Kurti 2, qeveria Kurti bashkë me ministra e deputetë”, ka thënë ai.
Videon është publikuar Nol Nushi nga PSD-ja.
Qe qysh rishkruhet historia
Mijera deshmore te UÇK = me deputete qe nuk e kane qele gojen kurre.
Mijera veterane çlirimtare = Dimalin, Mefin, Xhelalin etj qe kane ike kur ka qene lufta. pic.twitter.com/a6ctfaAUqc
— Nol Nushi (@nolnushi) January 7, 2025