Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se “të vetmit persona që i kanë dal në mbrojtje manipulimit të votës me postë janë Lumiri dhe Doarsa, numri 1 dhe numri dy i partisë”.
Sipas tij, Abdixhiku po kërkon ta mbyllë këtë proces të manipuluar sa më shpejtë, sepse kjo skemë siç tha ai, e shpërfaq mashtrimin e LDK’së.
“Të vetmit persona që i kanë dal në mbrojtje manipulimit të votës me postë janë Lumiri dhe Doarsa, numri 1 dhe numri dy i partisë. Derisa kundërshtimet po vinë nga Lëvizja, plotë figura kyqe në LDK që po e kundërshtojnë haptas këtë manipulim, dhe kjo sepse inxhinieringu ka dëmtu Lëvizjen për diku 13 mijë vota, por ku nuk kanë shpëtuar edhe plotë kandidatë të LDK-së! Lumiri po kërkon me mbyll këtë proces të manipuluar sa më shpejtë, sepse kjo skemë e shpërfaq mashtrimin që LDK e ka bërë nën udhëheqjen e tij, dhe rrjedhimisht fundin e turpshëm të karrierës së tij në këtë part”, tha Basha në Facebook.