Të fundit:

Inspektorët rrënojnë tri furra të gëlqeres në Shtime

Inspektorët e Komunës së Shtimes këtë të premte kanë...

Begaj ua kërkon tri vendeve afrikane njohjen e pavarësisë së Kosovës

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, në New York ku po...

Thënie nga Ismail Kadare

Ismail Kadare është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj...
ISP BroadcastISP Broadcast

Avokati i familjes së 3-vjeçarit: Fëmija ishte i izoluar prej të tjerëve

ISP Broadcast

Nasuf Hasani, avokati i familjes së 3-vjeçarit që dyshohet se u sulmua fizikisht në çerdhen “Gëzimi ynë”, tha se me prindërit e fëmijës kanë dhënë një intervistë në Polici.

Hasani tha se presin nga Prokuroria që të veprojë sipas procedurave, teksa shtoi se edhe edukatoret janë intervistuar nga ana e Policisë.

Ai para mediave ka potencuar se fëmija ka pësuar trauma nga ky rast dhe se është në gjendje jashtëzakonisht të keqe, ku sipas tij, nga punëtoret social i’u është rekomanduar edhe trajtimi i detyrueshëm i fëmijës nga psikologu.

Avokati theksoi se veprimet e punonjësve të kopshtit kanë qenë të vrazhda ndajë fëmijës.

“Sa po e dha një intervistë rreth ngjarjes prindi i fëmijës. Siç e patë edhe në videot e postuara pa asnjë mëdyshje se punëtoret e kopshtit kanë kryer vepër penale. Përveç që kanë kryer vepër penale konsideroj që është dashtë ta denoncojnë rastin edhe përkundër asaj që drejtoria e kopshtit ka qenë konstruktive në këtë rast. Përkundër asaj që Komuna e Fushë-Kosovës e pamë nëpër medie se paralajmërim që do të marrin vendim për punonjësit. Vetë veprimet e punonjësve të kopshtit kanë qenë veprime shumë të vrazhda duke e pasur parasysh kategorinë e personave të ndoshëm që janë fëmijët. Ne presim nga organet kompetente, përkatësisht Prokuroria të veproj sipas procedurave në fuqi”.

“Sa e pamë ne janë marr në intervistë, akoma qëndrojnë këtu në stacionin policor. Në bazë të informacioneve që kemi provat të cilat i kanë grumbulluar tash duhet t’i dërgojnë ne Prokurori dhe prokurori vendos për kufizimin e veprës penale. Për ne nuk është kontestuese, se paku mendojmë që i kanë bërë tre vepra penale dhe në bazë të provave, përkatësisht videot, pa asnjë mëdyshje kanë kryer vepër penale”, tha ai.

“Hera e parë ka qenë dhe vlen të theksohet se fëmija ka trauma, sa i përket çerdhes është e pa mundur të vesonin me dërguar në kopsht. Kur të qetësohet situata, fëmija tregon se ka qenë edhe i izoluar prej fëmijëve të tjerë për shkak të hiperaktivitetit të tij që e ka. Nuk kanë qenë veprimet e duhura që të izolohet fëmija nga bashkëmoshatarët e tij. Edhe gjatë natës siç thekson nëna është me trauma, zgjohet matën, nuk do me ja rikujtuar muhabetet që i kanë pasur rreth kopshti. Është në gjendje jashtëzakonisht të keqe. Konsideroj që sipas punëtorëve social tashmë e ka të detyrueshme që ti nënshtrohet një trajtimi psikologjik për fëmijë sepse është në një gjendje jashtëzakonisht të keqe. Dhe jo vetëm fëmija, por edhe gjithë rrethi familjar”.

“Sa i përket drejtoreshës se kopshtit vlen të theksohet se ka qenë konstruktive dhe për as një moment nuk ka pasur tendencë që të amnistoj dikush nga veprimet  të cilat i kemi parë të gjithë”, tha ai.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Inspektorët rrënojnë tri furra të gëlqeres në Shtime

Inspektorët e Komunës së Shtimes këtë të premte kanë...

Begaj ua kërkon tri vendeve afrikane njohjen e pavarësisë së Kosovës

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, në New York ku po...

Thënie nga Ismail Kadare

Ismail Kadare është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj...

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit

Nga Kuvendi i Republikës së Kosovës njoftojnë se të...

Inspektorët rrënojnë tri furra të gëlqeres në Shtime

Inspektorët e Komunës së Shtimes këtë të premte kanë rrënuar tri furra të gëlqeres, dy furra në fshatin Dugë dhe një në fshatin Karaçicë. Nga...

Begaj ua kërkon tri vendeve afrikane njohjen e pavarësisë së Kosovës

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, në New York ku po mbahet Asambleja e Kombeve të Bashkuara, ka shfrytëzuar këtë për të kërkuar njohjen e pavarësisë...

Thënie nga Ismail Kadare

Ismail Kadare është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, akademik, ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-’82) dhe zv/kryetar i Frontit Demokratik. Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë,...