Të fundit:

Ramiz Alija në takimin e vitit 1991 me Ibrahim Rugovën: Jemi një popull dhe një komb

Në vitin 1991 presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ishte...

​Arrestohet një person për shkaktim të rrezikut të përgjitshëm kishte 225 gjoba

Në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme, ka qarkulluar...

Vodhi para, arrestohet një person në Podujevë

Sot nga zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, është...
ISP BroadcastISP Broadcast

“Asgjë e re nga fronti i Perëndimit” fiton çmimin BAFTA

ISP Broadcast

Filmi “Asgjë e re nga fronti i Perëndimit” ka fituar çmimin prestigjioz britanik BAFTA. Bazuar në romanin e vitit 1928 të autorit gjerman Erich Maria Remarque për tmerret e Luftës së Parë Botërore nga këndvështrimi i një ushtari të ri gjerman, drama e Netflix kishte kryesuar nominimet, me 14 në total, duke e bërë atë një nga filmat më të njohur jo në gjuhën angleze në historinë e BAFTA-s. Teksa pranoi çmimin për filmin më të mirë producenti Malte Grunert shpjegon në fjalimin e tij se për çfarë ka të bëjë filmi.

“Asgjë e re nga fronti i Perëndimit” tregon historinë e një të riu, i cili, i helmuar nga propaganda nacionaliste politike e djathtë, shkon në luftë duke menduar se është një aventurë dhe lufta është gjithçka tjetër veçse një aventurë”.

Aktori Austin Butler fitoi çmimin e aktorit kryesor për portretizimin e artistit Elvis Presley në filmin “Elvis”. Teksa pranoi çmimin aktori nuk harroi të falenderonte edhe rolin që luajti familja e këngëtarit në rolin e tij.

“Dua të falenderoj familjen Presley. Nuk mund t’ju falenderoj mjaftueshëm për dashurinë tuaj dhe që ndatë me mua se kush ishte Elvisi me të vërtetë. Shpresoj t’ju kam bërë krenarë. Kjo do të thotë bota për mua”.

Përveç Butler edhe aktorja Cate Blanchett fitoi çmimin si aktorja më e mirë kryesore për interpretimin e saj në filmin “TAR”.

Gjatë ceremonisë së çmimeve BAFTA u kujtua edhe mbretëresha e ndjerë Elizabeth, e cila ndërroi jetë gjatë muajit shtator. Të ftuar special nga familja mbretërore ishin edhe çifti Princi William dhe Cate Middelton.

spot_img

Të fundit

Ramiz Alija në takimin e vitit 1991 me Ibrahim Rugovën: Jemi një popull dhe një komb

Në vitin 1991 presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ishte...

​Arrestohet një person për shkaktim të rrezikut të përgjitshëm kishte 225 gjoba

Në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme, ka qarkulluar...

Sondazhi i ri mes republikanëve në SHBA: Trump thellon epërsinë kundër DeSantis

Një aktakuzë e mundshme nuk është e mirë për...

Vodhi para, arrestohet një person në Podujevë

Sot nga zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, është...

Ramiz Alija në takimin e vitit 1991 me Ibrahim Rugovën: Jemi një popull dhe një komb

Në vitin 1991 presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ishte takuar në Tiranë me presidentin e Shqipërisë në atë kohë Ramiz Alinë. Në një video të...

​Arrestohet një person për shkaktim të rrezikut të përgjitshëm kishte 225 gjoba

Në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme, ka qarkulluar një video-incizim në të cilën vërehet, se si në magjistralen Prishtinë -Podujevë , në kryqëzimin...

Sondazhi i ri mes republikanëve në SHBA: Trump thellon epërsinë kundër DeSantis

Një aktakuzë e mundshme nuk është e mirë për shumicën e politikanëve – por Donald Trump nuk është si shumica e politikanëve. Ish-presidenti, 76 vjeç,...