Të fundit:

Kurti, emisarit Sarrazin: Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i Parë,...

Prezantohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku

Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha ka prezantuar pamje të...

Prezantohen pesë video ku shihet grupi terrorist duke kryer stërvitje para sulmit të 24 shtatorit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha...
ISP BroadcastISP Broadcast

​Arrestohet një nëpunës​ për marrje ryshfeti në Deçan

ISP Broadcast

Policia e Kosovës njofton se kanë arrestuar një nëpunës në Qendrën Komunale të Regjistrit Civil në Deçan, i cili dyshohet se në tri raste përmes institucioneve bankare ka pranuar të holla rreth 1800 euro.

Sipas policisë, hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Pejë, pas një pune intensive hetimore disa ditore, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore-Pejë, kanë arritur të sigurojnë dëshmi se një i dyshuar është përfshirë në veprimtari penale.

“I dyshuari, H.I., (viti i lindjes 1964, mashkull nga Kosova), nëpunës në Qendrën Komunale të Regjistrit Civil – Deçan, gjatë vitit 2022 dhe fillim të vitit 2023, në tri raste përmes institucioneve bankare ka pranuar të holla (rreth 1800 euro). I dyshuari, të hollat i ka pranuar nga viktima e rastit J.J., nga Deçani i cili jeton në Zvicër, me qëllim që të njëjtin ta regjistrojë në sistemin e gjendjes civile në Deçan”, thuhet në raport.

Policia bën të ditur po ashtu se në fund të muajit gusht 2023, në Facebook është publikuar edhe një pretendim se i dyshuari, në mënyrë të njëjtë ka vepruar edhe me qytetarin H.E., i cili jeton në Gjermani.

“Mbi bazën e këtyre dëshmive e pretendimeve, është krijuar dyshimi se H. I., dyshohet të ketë kryer veprën penale: ‘marrja e ryshfetit’. Hetuesit policorë janë duke vazhduar me trajtimin e rastit përfshirë identifikimin dhe intervistimin e viktimës së dytë (H.E., nga Gjermania)”, thuhet në raport.

Sipas policisë sot, i dyshuari është arrestuar, është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim nga prokurori është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Kurti, emisarit Sarrazin: Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i Parë,...

Prezantohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku

Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha ka prezantuar pamje të...

Prezantohen pesë video ku shihet grupi terrorist duke kryer stërvitje para sulmit të 24 shtatorit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha...

Edon Zhegrova shënon super gol te Lille

Lille është duke fituar 1-0 ndaj  Le Havre në...

Kurti, emisarit Sarrazin: Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i Parë, Besnik Bislimi, priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin,...

Prezantohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku

Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha ka prezantuar pamje të vendit ku terroristët serbë u përgatitën për sulmin në Banjskë. Ai gjithashtu ka prezantuar edhe momentin...

Prezantohen pesë video ku shihet grupi terrorist duke kryer stërvitje para sulmit të 24 shtatorit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha së bashku me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla kanë prezantuar prova të reja të grupit...