Krasniqi më 4 maj ngjitet në ring: Shpresoj në mbështetje dhe t’ua shpërblej me një fitore

Robin Haxhi Krasniqi do të ngjitet në ring me...

Aksident të Lesna në Prishtinë

Në adresë të TV Arbëria, është raportuar për një...

Mustafa: Qeveria Kurti – qeveri e regresit

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa në emisionin...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Arbnor Morina emërohet trajner i Përfaqësueses U17

Extra AL PVC

Trajneri i mirënjohur, Arbnor Morina është emëruar përgjedhës i ri i Përfaqësueses së Kosovës U17, teksa sot së bashku me presidentin Agim Ademi i kanë vendosur nënshkrimet në kontratë.

Presidenti Ademi e ka uruar Morinën në pozitën e re, duke i dëshiruar suksese në ciklin e ardhshëm kualifikues. Ai shpreson se përvoja dhe njohurit e Morinës për futbollin do të kenë rol të rëndësishëm në krijimin e një ekipi sa më kompakt në këtë grupmoshë dhe do të jenë çelës i suksesit. Ndërkaq, Morina falënderoi kreun e FFK-së për besimin e dhënë dhe u shpreh i gatshëm për të dhënë maksimumin e tij që Përfaqësuesja U17 të ketë rezultate kulmore.

“Puna e trajnerit është punë e cila nuk ka pushim dhe nuk ka kufij. Jam i lumtur që jam kthyer aty ku kam qenë prej vitit 2000 deri në vitin 2005. Së bashku me stafin tim do të mundohemi të bëjmë më të mirën që duhet bërë për Përfaqësuesen U17. Jam i lumtur që po e pasoj Arsim Abazin, i cili është trajner i mirënjohur dhe miku im i vjetër. Do të punojmë shumë në atë drejtim që djemtë tanë t’i bindim që duhet të arrijnë rezultate kulminante, ngase i mbrojnë ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës”, ka theksuar Morina.

Përfaqësuesja e Kosovës U17 në kualifikimet për Euro 2023 është përfshirë në Grupin e 9-të, ku bëjnë pjesë edhe Anglia, Kroacia dhe Ishujt Faroe. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Kroaci, më 3, 6 e 9 nëntor.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Krasniqi më 4 maj ngjitet në ring: Shpresoj në mbështetje dhe t’ua shpërblej me një fitore

Robin Haxhi Krasniqi do të ngjitet në ring me...

Aksident të Lesna në Prishtinë

Në adresë të TV Arbëria, është raportuar për një...

Mustafa: Qeveria Kurti – qeveri e regresit

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa në emisionin...

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Sipas imazheve satelitore nga hapësira të marra ekskluzivisht nga...

Krasniqi më 4 maj ngjitet në ring: Shpresoj në mbështetje dhe t’ua shpërblej me një fitore

Robin Haxhi Krasniqi do të ngjitet në ring me 4 maj të këtij viti, ku kundërshtar do të ketë boksierin Jorge Silva. Krasniqi me anë...

Aksident të Lesna në Prishtinë

Në adresë të TV Arbëria, është raportuar për një aksident trafiku të Lesna në kryeqytet. Sipas burimeve të sigurta, nuk ka të lënduar, vetëm dëme...

Mustafa: Qeveria Kurti – qeveri e regresit

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa në emisionin EURO n’7 ka thënë se gjatë tri vjetëve të qeverisjes së Albin Kurti ekonomia dhe...