Berisha: Historia e tokës dhe e detit i ngjan historisë së popujve dhe të shteteve

Deputeti i AAK-së Bekë Berisha, ka shkruar në një...

Aksident të Lesna në Prishtinë

Në adresë të TV Arbëria, është raportuar për një...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Ambasada amerikane konfirmon diskutimin për Asociacionin, a do të ketë ftesë për Kurtin?

Extra AL PVC

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë konfirmoi diskutimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe që pirtet të mbahet më datë 31 janar.

Në një përgjigje për KosovaPress, Ambasada tregoi qëllimin e këtij diskutimi ndërsa nuk bëri të ditur nëse ka një ftesë për kryeministrin e Kosovës, njëherit kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pavarësisht se u tha që ka ftuar liderë politikë.

“Më 31 janar, Ambasada e Amerikës do të organizojë një diskutim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kemi ftuar drejtues të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe diplomatë për të diskutuar këtë temë të rëndësishme”, u tha në përgjigjen e Ambasadës amerikane për KosovaPress.

KosovaPress ka mësuar nga burime brenda Qeverisë së Kosovës, që deri më sot (24 janar) kryeministri Kurti nuk ka pranuar një ftesë për diskutimin e 31 janarit.

Ndërkohë, mësohet se kryetari i LDK-së, Lumri Abdixhiku, ka pranuar një ftesë të tillë. Por, edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, konfirmoi ftesën dhe pjesëmarrjen.

Ditë më parë, i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke folur për refuzimin e Kurtit për të themeluar Asociacionin, tha se “një person dhe një palë nuk mund të shmangë një detyrim ligjor ndërkombëtar”.

Ambasada amerikane i tha KosovaPress-it se diskutimi i 31 janarit është në përputhje me angazhimet e tyre dhe në mbështetje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Qëllimi ynë është të avancojmë mirëkuptimin e ndërsjellë për angazhimin rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ne po e organizojmë këtë diskutim në përputhje me qëllimin tonë të qëndrueshëm për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike dhe si reflektim i miqësisë sonë të gjatë dhe mbështetjes për popullin e Kosovës”, përfundoi përgjigjja e Ambasadës.

 

spot_img

Të fundit

Berisha: Historia e tokës dhe e detit i ngjan historisë së popujve dhe të shteteve

Deputeti i AAK-së Bekë Berisha, ka shkruar në një...

Ndryshon ligji në shqipëri, burg deri 8 vite kush shet cigare për fëmijët

Psikologia klinike Arbiola Halimi deklaroi se të miturit kanë...

Krasniqi më 4 maj ngjitet në ring: Shpresoj në mbështetje dhe t’ua shpërblej me një fitore

Robin Haxhi Krasniqi do të ngjitet në ring me...

Aksident të Lesna në Prishtinë

Në adresë të TV Arbëria, është raportuar për një...

Berisha: Historia e tokës dhe e detit i ngjan historisë së popujve dhe të shteteve

Deputeti i AAK-së Bekë Berisha, ka shkruar në një status personal në Facebook se historia e tokës dhe e detit i ngjan historisë së...

Ndryshon ligji në shqipëri, burg deri 8 vite kush shet cigare për fëmijët

Psikologia klinike Arbiola Halimi deklaroi se të miturit kanë filluar përdorimin e duhanit për shkak të mentalitetit. E ftuar për të diskutuar në lidhje me...

Krasniqi më 4 maj ngjitet në ring: Shpresoj në mbështetje dhe t’ua shpërblej me një fitore

Robin Haxhi Krasniqi do të ngjitet në ring me 4 maj të këtij viti, ku kundërshtar do të ketë boksierin Jorge Silva. Krasniqi me anë...