Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministri...

Dogana e Kosovës arrin rekord në të hyra

Dogana e Kosovës ka arritur një rekord të ri...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Akuzat për lidhjet me Charles McGonigal, Rama: Më akuzojnë ata që votonin kundër UÇK-së

Extra AL PVC

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar prapë pas akuzave për lidhjet e tij me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

“Ky mal i madh mbarsur me fantazi dhe ligësi, do të pjellë edhe më pak se një mi. Fatmirësisht gjithçka është e hetuar në SHBA dhe konkluzioni i hetimit s’ka asnjë lidhje me mua a me qeverinë shqiptare. Paratë e marra prej rusëve nga PD nuk janë shpikje, po fakt po ashtu i hetuar dhe i provuar botërisht. Deri dje thoshin Edi Rama dhe Sorosi, sot thonë Edi Rama dhe zyrtari i lartë i FBI, por si njëra si tjetra bien përtokë përballë fakteve të hetuara”, shprehet Rama.

Në këtë çështje, sipas kryeministrit Rama, zyrtari i lartë i FBIsë nuk akuzohet fare për asgjë nga këto që fliten me ulërima në Shqipëri, po vetëm për konflikt interesi në marrjen e borxhit nga miku i vet shqiptaro-amerikan dhe mosdeklarim të tij.

Kompania Strabag është flamuri më i madh i ekonomisë austriake, e cila ashtu si edhe kompania Trema operojnë në Shqipëri prej dekadash, shkruan Gazeta Tema.

“Dihet që njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara dhe kjo histori është pasqyrë besnike e dëshpërimit të opozitës sonë, e cila përveçse s’ka kokë, ka mbi kurriz çështje madhore si Gërdeci, 21 janari apo edhe lidhjet ruse qysh në kohën kur bashkoi votën me partinë e Putinit në Këshillin e Europës kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të gjitha këto janë fakte që kërkojnë drejtësi, jo teori konspiracioni dhe s’ka teori konspiracioni që i varros dot në harresë”, deklaron Rama. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

“The Sun” s’ka se si të mos shkruaj për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

E përditshmja britanike The Sun ka shkruar për Eva...

Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministri...

Dogana e Kosovës arrin rekord në të hyra

Dogana e Kosovës ka arritur një rekord të ri...

Policia kap një qytetar duke kontrabanduar me duhan në Viti

Janë sekuestruar 500 kilogramë duhan në vlerë prej 6...

“The Sun” s’ka se si të mos shkruaj për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

E përditshmja britanike The Sun ka shkruar për Eva Muratin, moderatoren sportive shqiptare, e cila me vite të tëra ka mbizotëruar kanalet sportive në...

Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk...

Dogana e Kosovës arrin rekord në të hyra

Dogana e Kosovës ka arritur një rekord të ri në të hyrat. Në ditën e sotme të hyrat kanë tejkaluar shifrën prej 500 milionë euro.   “Kjo...