Një akt i tmerrshëm ka ndodhur në Komunën e Kamenicës, ku janë dëmtuar disa varreza të familjarëve të policëve hetues, nga persona deri tani të panjohur.
Njëri nga hetuesit policor, Petrit Isufi, për ekipin e TV Arbëria, aktin e ka cilësuar vandal dhe të tmerrshëm, dhe thotë se hetimet mbi rastin kanë filluar nga Policia e Kosovës.
Ndërsa tanimë hetues në pension, Jakup Berisha, të cilit iu dëmtuan varrezat e nënës dhe vëllaut të tij, thotë se dikush me motive hakmarrëse ka tentuar ta dëmtojë dhe ta prek emocionalisht përmes familjes.
Për më shumë ndiqni rrëfimet e dy hetuesve policer: