Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Aksident në Komoran, tre të lënduar

Aksident në Komoran, tre të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Komoran mes tri automjeteve.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, tha për media se janë lënduar tre persona.

“Sot në mëngjes, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë tri automjete (në mesin e tyre një autobus). Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia përkatëse e policisë është marrë me rastin”, tha Krasniqi.