Të fundit:

Aksident i rëndë në Milot

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë...

Selmani: Agim Ademi bënte kalkulime ta rrëzonte FC Malishevën nga Superliga

Agron Selmani trajneri nga Ferizaj tregon se Agim Ademi...
ISP BroadcastISP Broadcast

Ahmeti në Kuvendin e Shqipërisë, njofton për të arriturat e Kosovës

ISP Broadcast

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, u prit në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë nga deputetet shqiptare, anëtare të delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Blerina Xhylameti, Klotilda Bushka dhe Etilda Gjonaj.

Bëhet e ditur se Ahmeti i njoftoi deputetet shqiptarë mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe përparimin e Republikës së Kosovës në fusha të ndryshme, duke theksuar se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është i domosdoshëm, veçanërisht për qytetarët e vendit, të cilët do të jenë përfituesit më të mëdhenj, e që aktualisht e kanë të pamundur t’i shfrytëzojnë mekanizmat e Këshillit të Evropës, me theks të veçantë Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Zëvendësministri Ahmeti i njoftoi deputetet shqiptare mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe përparimin e Republikës së Kosovës në fusha të ndryshme. Ai theksoi se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është i domosdoshëm, veçanërisht për qytetarët e vendit, të cilët do të jenë përfituesit më të mëdhenj, e që aktualisht e kanë të pamundur t’i shfrytëzojnë mekanizmat e Këshillit të Evropës, me theks të veçantë Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Për më tepër, Republika e Kosovës tashmë ka adoptuar një numër të konventave të Këshillit të Evropës dhe ka siguruar votat e nevojshme për anëtarësim, përderisa vet Këshilli i Evropës ka ardhë në përfundim që nuk ka asnjë pengesë ligjore për anëtarësimin e saj në këtë organizatë të rëndësishme. Zëvendësministri Ahmeti i falenderoi deputetet për mbështetjen e fuqishme për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim./TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Aksident i rëndë në Milot

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë...

Selmani: Agim Ademi bënte kalkulime ta rrëzonte FC Malishevën nga Superliga

Agron Selmani trajneri nga Ferizaj tregon se Agim Ademi...

Aksident i rëndë në Milot

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë në Milot. Nga pamjet të cilat ka siguruar TV Arbëria, shihet se njësitet relevante kanë dalur...

Selmani: Agim Ademi bënte kalkulime ta rrëzonte FC Malishevën nga Superliga

Agron Selmani trajneri nga Ferizaj tregon se Agim Ademi në Ferizaj bënte kalkulime ta rëzonte FC Malishevën nga Superliga. Ai tha se Agim Ademi kishte...

Gazetari i sportit Arlind Sadiku, thotë se ekipi i ‘FC Malishevës’ duhet të merret shembull për organizim të mirë

Gazetari i sportit, Arlind Sadiku, ishte i ftuar sot në emisionin 'Rock 'N' Roll Football', ku foli për ekipet futbollistike të Kosovës. I pyetur për...