LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin konsultativ për zgjedhjet të ftuar nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar zyrtarisht liderët...

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Veterani i UÇK duhet të lirohet, po punoj në heshtje që ta fitojë lirinë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se...

Azemi përgjigjet para Albes se sa herë i është thyer zemra

Azemi tregon se a është single dhe për vajzën...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

80 vjet nga vdekja e Faik Konicës

Extra AL PVC

Sot mbushen 80 vjet nga shkuarja në amshim e mjeshtrit të hollë të gjuhës shqipe Faik Konica.

I lindur më 15 mars 1876 në Konicë, Konica ishte magjistër i artit dhe letërsisë, aktivist kombëtar dhe shkrimtar shqiptar.

Rrjedh nga një familje e vjetër feudale. Mësimet e para i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke. Mësoi në Shkodër, Kostatinopojë, Francë dhe SHBA. Ishte bir i derës së famshme të bejlerëve të Konicës. Nga e ëma binte gjak me Ali Pashë Tepelenën edhe pse vetë kurrë nuk e ka pohuar. Fliste frëngjishte të kulluar.

Më vonë hyri në liceun perandorak francez të Stambollit për të kryer pastaj shkollën e mesme në Francë. Ndoqi studimet për filozofi në Dizhon dhe Paris. Më 1912 u diplomua për letërsi në universitetin e Harvardit të SHBA me medalje ari, ndërkohë që është cilësuar nga miqtë e tij si “biblioteka lëvizëse”. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonta.

Faik Konica qysh i ri e lidhi jetën me veprën e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare. Pasi boton broshurën “Shqipëria dhe turqit” (1895) në Paris ai vendoset në Bruksel (Belgjikë), ku nxjerr revistën “Albania”, kjo revistë politiko-kulturore dhe letrare u bë organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë. E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo propagandoi për vite me radhë (1897-1909) programin e lëvizjes kombëtare shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë.

Më 1909 Konica, si u mbyll revista “Albania” në Londër, i ftuar nga atdhetarët shkon në SHBA ku drejton gazetën “Dielli” edhe më pas gazetën “Trumpeta e Krujës”.

Me themelimin e Federatës “Vatra”, më 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj.

Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenë udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare shqiptare në SHBA, do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve.

Në Kongresin shqiptar të Triestes (1913), që u mblodh për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga armiqtë e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatë Luftës së Parë Botërore e më pas, ai zhvilloi veprimtari të dendur diplomatike në dobi të atdheut, në Austri, Zvicër, Itali e gjetkë.

Në vitin 1921 u kthye në SHBA, ku u zgjodh kryetar i Federatës “Vatra”, po ndërkaq në vitet ’20 u lidh dhe ndikoi në lëvizjen demokratike që zhvillohej në Shqipëri përmes gazetës “Dielli” dhe “Shqiptari i Amerikës”.

Me dështimin e Revolucionit Demokratik dhe me ardhjen e Ahmet Zogut në pushtet, Konica u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SHBA. Ministër i oborrit mbretëror në SHBA (përfaqësues i Shqipërisë), Konica ishte një pianist i shkëlqyer dhe një shkrimtar gjenial.

Ai mbahet si krijuesi i prozës moderne shqipe. Çdo krijues i letërsisë shqiptare që vjen pas tij mund vetëm të quhet nxënës i tij. Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare.

Prozator dhe poet, publicist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar.

Njeri me dituri të madhe dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike.

Konica la pas vetes veprat letrare “Doktor Gjilpëra”, (prozë satirike), “Katër përralla nga Zullulandi”, (cikël tregimesh), “Shqipëria si m`u duk”, (udhëpërshkrim) dhe “Shqipëria – kopshti shkëmbor i Evropës juglindore”, (dorëshkrim anglisht i veprës). /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin konsultativ për zgjedhjet të ftuar nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar zyrtarisht liderët...

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Veterani i UÇK duhet të lirohet, po punoj në heshtje që ta fitojë lirinë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se...

Azemi përgjigjet para Albes se sa herë i është thyer zemra

Azemi tregon se a është single dhe për vajzën...

Alba e pyet Azemin: A ke qenë 100% vetvetja? Reagimin e saj mos e humbisni

Azemi përgjigjet para Albes se sa herë i është...

LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin konsultativ për zgjedhjet të ftuar nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar zyrtarisht liderët e partive politike që t’i takojë më 31 korrik për konsultime për caktimin e datës...

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Veterani i UÇK duhet të lirohet, po punoj në heshtje që ta fitojë lirinë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se po punon në heshtje që veterani i UÇK-së, Blerim Ramadani, të fitojë lirinë, pasi u...

Azemi përgjigjet para Albes se sa herë i është thyer zemra

Azemi tregon se a është single dhe për vajzën e tij ideale Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 2”, Azem Gagica ishte i ftuari i...