Të fundit:

Kurti: Preokupimet kryesore, hapja e arkivave në Beograd, zbulimi i varrezave masive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas Krushës së Madhe...

​Familjarët e të pagjeturve nuk presin rezultate nga dakordimi në Ohër

Familjarët dhe përfaqësuesit e personave të zhdukur gjatë luftës...

Shqipëri, eksportet e tekstileve dhe këpucëve 22.4 miliardë lekë gjatë janarit e shkurtit

Eksportet e tekstileve dhe këpucëve, që përbëjnë një zë...
ISP BroadcastISP Broadcast

21 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit

ISP Broadcast

Albin Kurti ishte i arrestuar politik gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe ishte liruar me 7 dhjetor të vitit 2001 dhe kjo është bërë pas presionit të ndërkombëtarëve për të liruar të burgosurit politik të regjimit serb.

Albin Kurti është arrestuar më 27 prill 1999 në Prishtinë. Deri me 2 maj 1999 është mbajtur në burgun e Prishtinës. Prej 2 maj deri më 10 qershor në burgun e Lipjanit. Prej 10 qershorit deri më 13 dhjetor 1999 në burgun e Pozharevcit. Prej 13 dhjetorit deri më 13 mars 2000, në burgun e Nishit.

Procesi gjyqësor ndaj Albin Kurtit ka filluar më 9 mars 2000 ndërkaq më 13 mars është shqiptuar dënimi prej 15 vjetësh nën akuzën “cenimi i integritetit territorial dhe sovranitetit të Jugosllavisë” sipas nenit 116.

Sërish, prej 14 mars 2000 deri në nëntor, ka qenë në burgun e Pozharevcit. Intervista e dhënë në burg është më 22 prill 2000.

Prej nëntorit të vitit 2000 deri më 3 dhjetor të vitit 2001 ka qenë në burgun e Quprisë ndërkaq, prej 3 dhjetor 2001 deri më 7 dhjetor, sërish në burgun e Nishit.

Përveç burgut në Serbi, Kurti është arrestuar disa herë edhe në Kosovë./TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Kurti: Preokupimet kryesore, hapja e arkivave në Beograd, zbulimi i varrezave masive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas Krushës së Madhe...

​Familjarët e të pagjeturve nuk presin rezultate nga dakordimi në Ohër

Familjarët dhe përfaqësuesit e personave të zhdukur gjatë luftës...

Shqipëri, eksportet e tekstileve dhe këpucëve 22.4 miliardë lekë gjatë janarit e shkurtit

Eksportet e tekstileve dhe këpucëve, që përbëjnë një zë...

24 vjet nga masakra e 243 personave në Krushë të Madhe

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të...

Kurti: Preokupimet kryesore, hapja e arkivave në Beograd, zbulimi i varrezave masive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas Krushës së Madhe ka bërë sot homazhe edhe në Krushë të Vogël. Derisa ka kujtuar gjithë të rënët...

​Familjarët e të pagjeturve nuk presin rezultate nga dakordimi në Ohër

Familjarët dhe përfaqësuesit e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë shprehen të zhgënjyer me qasjen e Qeverisë së Kosovës, karshi zbardhjes...

Shqipëri, eksportet e tekstileve dhe këpucëve 22.4 miliardë lekë gjatë janarit e shkurtit

Eksportet e tekstileve dhe këpucëve, që përbëjnë një zë të rëndësishëm të tregtisë së jashtme të Shqipërisë, gati 28% të vëllimit, vijuan rikuperimin edhe...