Të fundit:

Rada Trajkoviq flet për kërcënimet me jetë që i merr

Politikanja serbe Rada Trajkoviq, ka folur rreth kërcënime me...

Vetaksident në Veternik, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti...

Rama takon Kurtin, i shpreh mbështetje në hapat e mëtejmë drejt normalizimit me Serbinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur sot në...
ISP BroadcastISP Broadcast

10 dhjetori, dita kur ishte ndarë çmimi i parë Nobel

ISP Broadcast

Më 10 dhjetor të vitit 1901, ishin ndarë për herë të parë Çmimet Nobel.

Pas negociatave të tejzgjatura, pjesërisht me qeverinë franceze, e cila kishte kërkuar të vendoste një taksë shumë të lartë mbi pasurinë e Alfred Nobelit dhe pjesërisht, pas bisedimeve me familjen Nobel rreth çështjes së trashëgimisë, më në fund ishte bërë e mundshme dhënia për herë të parë e 5 çmimeve, aq sa Nobel kishte lënë me testament.

Ceremonia për katër prej tyre Fizikë, Kimi, Mjekësi, Letërsi, ishte zhvilluar në Stokholm dhe ceremonia e Çmimit për Paqe ishte mbajtur në Christiania, kryeqyteti norvegjez që më vonë ishte emërtuar Oslo.

Pesë vjet kishin kaluar nga koha kur Alfred Nobel kishte vdekur në San Remo, më 10 dhjetor 1896 (63-vjeç). Ditët deri në dhënien e shpërblimeve, gjithashtu kishin qenë plot tension. Emrat e fituesve ishin mbajtur të fshehur – ndryshe nga sot që zbulohen një muaj përpara.

Kur tre gjermanë të shquar – kishin shkuar me tren nga jugu dhe kishin zënë vend në hotel Grand, Stokholm, ishte bërë e qartë se ata duhet të jenë laureatë të çmimit Nobel. Trafiku ndërkombëtar në atë kohë nuk kishte qenë i madh dhe mbërritja e njerëzve të huaj kishte përbërë lajm. Në ceremoninë në Stokholm, në sallën e Akademisë së Muzikës, çmimet ishin ndarë për arritjet në Fizikë, Kimi, Mjekësi, Letërsi. Salla ishte mbushur gradualisht me njerëz në veshje festive.

Më pas, tre fituesit kishin hyrë pa bujë, muzikë a duartrokitje siç është zakon sot. I pari kishte shkuar fizikani gjerman, Wilhelm Conrad von Rontgen, pastaj kimisti holandez, Hendricus van t’Hoff, i ndjekur nga mjeku gjerman, Emil Adolf von Behring dhe së fundi, ministri francez për të marrë çmimin Nobel në letërsi në emër të poetit Sully Prudhomme, i cili kishte qenë i sëmurë, ndërsa ceremonia e dhënies së çmimit Nobel për paqe ishte zhvilluar në Christiana (Oslo) në sallën e parlamentit norvegjez.

Çmimi ishte ndarë mes zviceranit Henri Dunant (themelues i Kryqit të Kuq ndërkombëtar) dhe francezit Frederik Passy (ekonomist dhe veprimtar paqeje). /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Mërgim Berisha pas debutimit: Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj për Gjermaninë

Sulmuesi shqiptar i Augsburgut, Mërgim Berisha ka debutuar me...

Kosi dhe dobitë shëndetësore nga konsumimi i tij

Shkenca thotë se vetëm një sasi e vogël kosi...

Gjermani, krimi rritet me 11,5% krahasuar me një vit më parë

Numri i veprave penale në Gjermani u rrit me...

Rada Trajkoviq flet për kërcënimet me jetë që i merr

Politikanja serbe Rada Trajkoviq, ka folur rreth kërcënime me...

Mërgim Berisha pas debutimit: Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj për Gjermaninë

Sulmuesi shqiptar i Augsburgut, Mërgim Berisha ka debutuar me Kombëtaren e Gjermanisë në miqësoren kundër Perusë të zhvilluar të shtunën mbrëma. Gjermani ka fituar me...

Kosi dhe dobitë shëndetësore nga konsumimi i tij

Shkenca thotë se vetëm një sasi e vogël kosi në frigorifer paraqet një “arsenal” të vërtetë të mbrojtjes shëndetësore. Më poshtë do të njiheni më...

Gjermani, krimi rritet me 11,5% krahasuar me një vit më parë

Numri i veprave penale në Gjermani u rrit me 11,5% në 2022, krahasuar me një vit më parë, sipas një raporti të Statistikave të...